Me pak ndryshime bëni ambientin e shtëpisë më të ngrohtë

Life style

Me pak ndryshime bëni ambientin e shtëpisë më të ngrohtë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 21:34
Ilustrim

Janë disa gjëra të thjeshta që e bëjnë ambientin e shtëpisë më të dashur për ju.

Me ndryshimin e ngjyratve, dekorit, luleve dhe pajisjeve të ndryshme mund të ndikoni në përmirësimin e harmonisë në shtëpinë tuaj.

Lyejini muret me ngjyrë të gjelbër ose të verdhë
Nga të gjitha ngjyrat e ylberit, një studim nga Universiteti Vrije në Amsterdam zbuloi se këto dy nuance lidhen me ndjenjat e lumturisë.

Lule të freskëta
Hulumtimi i kryer nga Rutgers zbuloi se prania e luleve shakakton emocione pozitive dhe rrit ndjenjat e kënaqësisë.

Foto sentimentale
Një studim nga Universiteti i Portsmouth zbuloi se prania e fotografive në shtëpi lidhet ngushtë me ndjesinë e qetësisë dhe pozitivitetit. Një gjë e tillë ju bën të ndiheni në shtëpi, në një vend të sigurtë.

Qirinjtë me aromë vanilje
Ka një arsye pse ju dëshironi të ndizni gjithmonë qirinjtë tuaj aromatikë pas një ditë të lodhsme ! Ata janë qetësues dhe me sa duket aroma e qirinjve ka një ndikim të madh në lumturinë tuaj. Nëse ju doni të përmirësoni gjendjen shpirtërore, një studim pohoi se aroma e vaniljes është e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat