Pesë gabime prindërore që duhet t’i shmangni

Life style

Pesë gabime prindërore që duhet t’i shmangni

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 09:16
Ilustrim

Rritja e një fëmije është një nga  sfidat më të vështira në jetë.  Ju duhet të siguroheni që fëmija juaj të kthehet në një maxhoren të pavarur që zotëron sjellje të denja në një shoqëri të zhvilluar dhe të moralshme. Shumica e prindërve të sotëm përpiqen më shumë seç duhet  dhe nuk e kuptojnë që nuk sjellin ndonjë të mirë për fëmijën e tyre në këtë mënyrë. Në fakt, pa qenë të ndërgjegjshëm për atë që po shkaktojnë, ata bëjnë komplet të kundërtën e asaj që quhet rritje e një fëmijë në mënyrën e duhur. Këto janë disa nga teknikat e gabuara që i përdorin prindërit në të gjithë botën e që duhet t’i shmangin patjetër nëse dëshirojnë të kenë një fëmijë joproblematik.

Goditja dhe ndëshkimi

Goditja e një fëmije si një mënyrë për t’i ndëshkuar ata, nuk do ta bëjë atë më të disiplinuar apo më të  bindur. Sot, këto dy teknika janë të vjetëruara dhe kanë efekt të kundërt. Goditja e fëmijës suaj do t’i bëjë ata vetëm të kenë frikë nga ju, por nuk do t’i pengojë që të bëjnë të njëjtat gabime përsëri.

Argumentet dekurajuese

Nëse në një diskutim ju përfshini argumente dekurajuese, nuk do ta bëni fëmijën tuaj më pak rebel. Të veprosh si një autoritar para një fëmije nuk do të bëjë që ata t’ju vlerësojnë më shumë. Kjo lloj sjelljeje do të çojë vetëm në rritjen e tensionit mes jush dhe fëmijës. Mundohuni ta dëgjoni atë në vend që t’i kërkoni të heshtë.

Përdorimi i tepërt i mjeteve elektronike që në moshë të hershme

Në ditët e sotme, fëmijët shpenzojnë shumë kohë duke përdorur pajisje elektronike, sepse për prindërit kjo  është një mënyrë e mirë që i mban fëmijët të zënë, shruan bota.al. Sidoqoftë, edhe nëse përmbajtja e informacionit ndaj të cilit është ekspozuar është i përshtatshëm për fëmijët, telefoni nuk mund të jetë kurrë një zëvendësues i barabartë për aktivitetin fizik.

Kontrolli i tepërt

Të jesh prind do të thotë të jesh vazhdimisht i shqetësuar për sigurinë e fëmijës tënd. Sidoqoftë, duke qenë të obsesionuar me çdo lëvizje të tyre, do të keni efekte negative dhe  fëmija juaj mund të bëhet i pasigurt në vetvete.

Mos-shprehja e dashurisë

Shprehja e urrejtjes në formën e abuzimit emocional ose fizik, si dhe mungesa e dashurisë, kanë efekt të dëmshëm në mirëqenien e fëmijës suaj. Kjo sjellje mund të dëmtojë arsyetimin dhe gjykimin e tij/saj.

Të jesh prind gjithashtu do të thotë të përpiqesh të kuptosh dhe të pranosh gabimet e tij. Ju i mësoni fëmijët tuaj, por gjithashtu  edhe ata ju mësojnë ju. Gjithmonë ka vend për përmirësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat