I shihni këto shenja te partneri? Po ju tradhton!

Life style

I shihni këto shenja te partneri? Po ju tradhton!

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 07:30
Ilustrim

Qoftë tradhti emocionale, fizike, mendore, e çastit, e pamenduar, emërtime të cilat njerëzit i kanë shpikur për të mbuluar sado pak plagët e një tradhtie, kjo e fundit lëndon, thyen në mijëra copëza zemrën dhe ndryshon një herë e përgjithmonë një person, ndonëse kjo gjë mund të mohohet. Arsyet që shtyjnë një person drejt tradhtisë mund të jenë të shumta, por shenjat paralajmëruese nuk ndryshojnë shumë nga lloji i tradhtisë dhe femrat duhet të jenë të vëmendshme për të kuptuar lojërat e dyfishta të partnerit!

Ndryshime në sjellje: Mban një telefon të dytë, i cili papritur i duhet për punë ! Celular i bllokuar me kode, orë të kaluara në rrjete sociale, sjellje enigmatike?? Dijeni se diçka nuk po shkon mire dhe mjaft e gënjyet veten se asgjë nuk po ndodh!

Mungesa e dëshirës për të pasur marrëdhënie intime për një kohë të gjatë është shenjë e tradhtisë në çift.

Mungesa e përkushtimit e komunikimit apo distanca që krijon partneri paralajmëron shkëputje fizike.

Qëndrimi i tij ndaj jush ka ndryshuar

Përveç distancës, kritikat e vazhdueshme dhe mungesa e respektit janë shenja të një lidhjeje jo të fortë ose të një partneri në kërkim të një aventure tjetër.

Nëse bashkëshorti juaj apo i dashuri po harxhon shuma parash të pajustifikuara është një shenjë, për të cilën duhet të dyshoni!

Orët e zgjatura të punës dhe mungesa e komunikimit

Ju fik telefonin, justifikohet se është në mbledhje apo del me miqtë pas punë, shkruan living.al. Nëse këto gjëra ju bëjnë të dyshoni duhet ta vendosni në pozitën që ai të shpjegohet !

Ndryshime në pamjen e jashtme

Këto të fundit jo gjithmonë janë shenjë tradhtie, por nëse shihni që ai “pispilloset” më shumë se zakonisht çdo mëngjes, investon në parfume e kremra të shtrenjtë, duhet të dyshoni se diçka nuk shkon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat