Historia e 42-vjeçarit: Bashkëshorten time elegante e tradhtoj me femra të kolme e të bukura

Life style

Historia e 42-vjeçarit: Bashkëshorten time elegante e tradhtoj me femra të kolme e të bukura

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 11:07
Ilustrim

Vazhdoj të tradhtoj bashkëshorten time pasi nuk mendoj se ajo është seksi më. Jam një burrë 42 vjeç dhe punoj si fotograf për një katalog veshjesh.

Kështu e nis letrën drejtuar psikologes të “The Sun”, një bashkëshort i cili flirton me modelet te puna e tij.

“Fëmijët janë shumë të mirë për të punuar me to, por modelet e kolme te puna ime janë të preferuarat. Janë të gjitha të lumtura me lëkurën e tyre. Bashkëshortja ime është 38 vjeçe dhe ka një punë të shkëlqyeshme në një kompani humbje peshe, e tani është e fiksuar pas palestrës.

Ok, është elegante, por tani trupi i saj është shumë i fortë. Kur ajo ka kohë të lirë shkon gjithmonë në palestër. Madje tani ajo shikon edhe se si ushqehemi. Ajo nuk dëshiron që të hamë dreka apo darka jashtë, jeta jonë seksuale është një mbeturinë sepse ajo në shtrat lexon revista fitnesi.

Një ditë nisa të bisedoja me një prej modeleve. Ajo ishte 32 vjeçe, e madhe dhe e bukur. E gjeta mahnitëse. I bëra disa komplimente e ajo më ftoi në hotelin e saj për një pije.

Unë shkova tek ajo, e nga pija përfunduam në dhomën e gjumit të saj. Trupi i saj është i pabesueshëm, me linja perfektë dhe i butë për t’u prekur. U ndjeva fajtor për këtë që ndodhi, por e dija se gruaja ime nuk do ta zbulonte.

Këtë javë përfundova duke bërë seks me një modele 27-vjeçare. Edhe trupi i saj ishte i butë dhe seksi me të ishte i papërshkrueshëm me fjalë. E di që është gabim. Si mund ta kthej martesën time mbrapsht ku gjërat të shkojnë mirë? E të ndihem i tërhequr nga bashkëshortja ime?

Përgjigja e psikologes:

Një marrëdhënie e mirë nuk është vetëm atraksioni fizik, por ka të bëjë me tërheqjen e personalitetit të njëri-tjetrit, duke pritur të jesh me të e të komunikosh gjithashtu.

Lidhja juaj nuk është mirë, ndoshta sepse gruaja juaj është e fiksuar me peshën e saj dhe palestrën. Por ndoshta ajo mendon se këtë po e bën për ju, ashtu edhe për vetën e saj.

Flisni me të për marrëdhënien tuaj, shpjegoni se mendoni se shpenzimet e saj për kaq shumë kohë në palestër dëmtojnë martesën tuaj. Tregoni asaj se ju doni të rifitoni disa shkëndija në atë që keni humbur dhe ftojeni për të darkuar bashkë. Sigurohuni që të gjeni kohë për njëri-tjetrin.

Nëse një natë bën diçka ndryshe, bashkëshortes tënde nuk do t’i prishet regjimi i saj i shëndetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat