A është koha për ta ndërprerë lidhjen? - Bota Sot
A është koha për ta ndërprerë lidhjen?

Life style

E martë, 14 gusht 2018

A është koha për ta ndërprerë lidhjen?

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:36
Ilustrim

Nuk u paraprijnë të gjitha ndarjeve grindjet dhe tradhtitë. Megjithatë ekzistojnë disa tregues universalë që marrëdhënia juaj më nuk funksionon dhe që ka ardhur koha ta ndërprisni…

Çdo gabim që vini re në fillim e tejkaloni me qetësi. Epo, do të vijë momenti kur kjo të ndodhë.

Ja pesë indikatorët nga psikologu dr. William Doert, që tregojnë se jeni në një marrëdhënie të gabuar dhe që duhet të largoheni prej saj sa më shpejt të jetë e mundur.

1. Gjithnjë e më shumë mendoheni dhe i bëni llogaritë

Nëse kohët e fundit gjithnjë e më shpesh po analizoni se sa shumë po sakrifikoni dhe sa shumë po investoni në lidhje e më pas po numëroni se si po jua kthen partneri juaj gjithë këtë, atëherë situata është nisur për nga e keqja. Numërimi i puthjeve apo kush kënd e ka puthur më shumë, kërkimfalja atëherë kjo tregon se lidhja juaj ka filluar të shembet si një kullë me letra.

2. Bisedoni me vetveten, ndërkaq kur bisedoni në zë kujdeseni se ç’thoni…

Nëse pas një mospajtimi apo fjalosjeje imagjinoni bisedën me partnerin ku i shpjegoni çfarë dhe pse ju mundon, atëherë keni një problem të madh. Ky është një fakt se si jeni të vetëdijshëm se keni qëndrime dhe mendime krejt ndryshe e nëse një gjë të tillë e shprehni me zë atëherë vjen deri tek ftohja e marrëdhënieve. Kështu ju “përpini” frustrimet tuaja të cilat presin të dalin në sipërfaqe.

3. Krahasoheni me të tjerët

Nëse e vëreni se sa i mirë është burri i shoqes, sepse asaj i blen lule pa kurrfarë arsye apo se femra e shokut tuaj është për lakmi, sepse nuk është aspak nervoze, atëherë arsyetoni pakënaqësinë me lidhjen tuaj dhe fajin e hidhni në partnerin tuaj. Mendoni se sa më mirë do të ishte lidhja juaj nëse partneri angazhohet më tepër.

4. Të ardhmen e planifikoni vetëm

Gjithnjë e më shumë mendoni rreth asaj se sa më mirë do të ishte po të ishit vetëm, të udhëtoni me shokët dhe ditët t’i planifikoni ashtu si ua ka ëndja. Këto janë shenja të qarta se po ju pret ndarja. Por, shpesh ndodh që njerëzit që nuk janë në kontakt me ndjenjat e tyre paramendojnë skenar të tillë, duke mos menduar se çfarë mund të humbasin.

5. “Ftohja” në shtrat

Një marrëdhënie nuk duhet të rrotullohet vetëm rreth seksit, por seksi është i domosdoshëm. Mungesa e aksionit në shtrat në planin seksual zakonisht është hapi i parë që tregon problemin, sepse është e vështirë ta mbash afërsinë fizike nëse zhduket ajo emocionale. Bisedoni me partnerin, sepse e ardhmja juaj është në rrezik, si dhe t’i shqyrtoni mundësitë dhe strategjitë me të cilat do të ofroheni me njëri-tjetrin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test