Mjaltë dhe kanellë për një pastrim të thellë - Bota Sot
Mjaltë dhe kanellë për një pastrim të thellë

Life style

E martë, 21 gusht 2018

Mjaltë dhe kanellë për një pastrim të thellë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Në ato raste kur dëshiron të heqësh qafe aknet që të kanë dalë në mjekër, tani mund ta bësh.

Të gjitha i duam maskat natyrale, por asnjëherë nuk kemi kohë, as durim për një trajtim të thellë të fytyrës.

Kjo maskë që do t’ju propozojmë tani durimin dhe kohën i ka shumë të limituara.

Mjaltë dhe kanellë, një maskë në kushte shtëpie

1/4 lugë çaji kanellë

mjaltë – rreth 1/4 lugë çaji

Përzieje masën me një furçë. Mbaje për 15 minuta dhe shpëlaje me ujë të ngrohtë, ose mbaje përgjatë natës dhe shpëlaje në mëngjes.

Kujdes! Ashtu si mjalti që nuk është gjithmonë i njëjtë, ashtu ndodh edhe me puçrrat e fytyrës, për fat të keq.

Mjalti është shumë i mirë për të luftuar bakteret. Pra, nëse aknet janë shkaktuar nga bakteret, mjalti do të të ndihmojë për t’i zhdukur ato nga fytyra, shkruan revistaclass. Por në qoftë se puçrrat shkaktohen nga hormone, ilaçet apo dietat, atëherë mjalti do të ndihmojë për t’i neutralizuar, por jo për t’i zhdukur.

Megjithatë, mjalti dhe kanella janë kombinimi ideal për të përmirësuar pamjen, të paktën tri ditët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test