Shenjat të cilat ju tregojnë që partneri juaj nuk është i lumtur

Life style

Shenjat të cilat ju tregojnë që partneri juaj nuk është i lumtur

Më: 20 maj 2018 Në ora: 22:33
Ilustrim

Keni vërejtur që shpesh e krahason lidhjen tuaj me të tjerët? Nëse përgjigjja është pozitive, atëherë ai nuk është i lumtur dhe pret diç më shumë nga ju.

Shpesh është i zënë

Disa njerëz janë të qetë, të tërhequr dhe gjithmonë të zënë kur nuk janë të lumtur. Nëse partneri juaj përnjëherë bëhet vazhdimisht i zënë, është koha që të bisedoni me të. Disa persona vështirë flasin për problemet e tyre, andaj përpiquni që ta vini veten në pozitën e tij në mënyrë që të kuptoni se çfarë po përjeton.

Shpesh flet për kolegët dhe miqtë

Kur nuk janë të kënaqur me lidhjen, krijojnë miqësi të reja dhe dikush tjetër fillon të preokupojë vëmendjen e tyre. Mbase nuk do të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë, mirëpo aq shumë u kushtoheni miqve të rinj sa që pushojnë të flasin për ta.

Përgjigjet vetëm me “po” apo “jo”

Nëse do të përpiqeni të bisedoni apo ta pyesni partnerin, ai zakonisht përgjigjet me “po” ose “jo” – dhe kjo zgjat një kohë të konsiderueshme. Ky është një tregues që partneri juaj i shmanget bisedës me ju.

Shpesh e kalon kohën me miqtë se sa me ju

Është krejtësisht në rregull të takohet me miqtë, mirëpo nëse ju shmanget për të kaluar kohën me shoqërinë e tij, kjo mund të thotë që koha që e kalon me ju nuk e plotëson.

I shmanget seksit

Nëse befasisht fillon t’i shmanget seksit, apo pothuajse kurrë nuk është iniciator i seksit, kjo është shenjë që duhet të filloni të bisedoni me partnerin.

Të gjithë i krahason me ju

Keni vërejtur që shpesh krahason lidhjen tuaj me të tjerëve? Nëse përgjigjja është pozitive, atëherë nuk është i lumtur dhe pret diç më shumë nga ju.

Gjithmonë fajin ua hedh juve

Edhe një shenjë që nuk është i lumtur dhe i kënaqur nëse gjithmonë ju bën me faj juve dhe fillon grindjen. Biseda mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

Nuk ju respekton

Atë moment kur pushon t’ju respektojë, apo së paku sillet në atë mënyrë, do të thotë që partneri juaj nuk është i kënaqur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat