Kush jeton në fshat, tetë herë më të lumtur

Life style

Kush jeton në fshat, tetë herë më të lumtur

Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:39
ilustrim

Shpesh herë ankohemi për kaosin dhe zhurmën e qytetit.

Edhe pse jeta në metropole ofron më shumë mundësi qofë për punësim, por edhe për arsimimin apo aksesin për aktivitetet e ndryshme kulturore e sociale, njerëzit që jetojnë në qytete janë më pak të lumtur.

Sipas një studimi të kryer së fundi nga një grup hulumtuesish kanadezë, rezulton se ata që jetojnë në fshat janë tetë herë më të lumtur se njerëzit që jetojnë në qytet.

Në studim morën pjesë plot 400 mijë persona.

Ata që jetonin në qytet kishin më shumë stres, edhe pse ishin më mirë ekonomikisht dhe në shtresa më të larta sociale.

Nëse keni mundësinë të zgjidhni, fshati është ideal për juve. Tashmë, e thonë edhe shkencëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat