Çfarë i bënë meshkujt më tërheqës për femra? - Bota Sot
Çfarë i bënë meshkujt më tërheqës për femra?

Life style

E enjte, 16 gusht 2018

Çfarë i bënë meshkujt më tërheqës për femra?

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Nëse keni menduar se bëhet fjalë për madhësinë e organit të mashkullit, atëherë gaboheni.

Rezultatet e studimit më të ri të publikuar në revistën Royal Society Open Science, tregojnë se femrat janë të programuara në mënyrë evolutive ashtu që përzgjedhin meshkujt e shëndetshëm, përkatësisht pamja e tyre ka ndikim të madh në perceptimin romantik të femrave dhe njëri nga indikatorët më të mirë të shëndetit të meshkujve janë proporcionet e tyre trupore.

Në studim janë analizuar proporcionet e tilla të 9 mijë ushtarëve amerikanë, në bazë të të cilëve është krijuar modeli matematik që jep proporcionet mesatare të trupit të mashkullit. Shkencëtarët më pas ua kanë treguar femrave tipat e ndryshëm të meshkujve dhe i kanë pyetur se cili prej tyre është më atraktivi.

Rezultatet ishin pothuajse të qartë – femrat nuk ishin merakosur për pozitat që ishin vendosur në fotografi meshkujt, por për ato ishte më e rëndësishme gjatësia e duarve në raport me pjesën tjetër të trupit.

Lartësia ideale e meshkujve për femra doli të jetë ajo mbi mesataren, tregon studimi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test