Mitet për shkak të të cilëve femrat i shmangen seksit - Bota Sot
Mitet për shkak të të cilëve femrat i shmangen seksit

Life style

E martë, 22 maj 2018

Mitet për shkak të të cilëve femrat i shmangen seksit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 14:29
Ilustrim

Ekzistojnë shumë mite për seksin, por për shkak të disa mjeteve, femrave u është shkurtuar kënaqësia seksuale dhe për këtë ato janë vetë fajtore.

Seksiologia Kimberly Johnson ka zbuluar se cilat janë mitet më të mëdha dhe të më të këqija në të cilat femrat besojnë dhe për shkak të të cilave duhet të ndalojnë së menduari në atë mënyrë.

-Kam dëshirë të zvogëluar seksuale nëse nuk dua sekse kur më ofron partneri

Mbani mend, te femrat kjo nuk funksionon ashtu. Shumë femra nuk kënaqen në seks pasi për të nuk mendojnë ashtu sikurse duhet. Seksi nuk duhet të përfundojë gjithmonë me orgazëm, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përjetoni kënaqësi. Po ashtu femrat dallojnë nga meshkujt dhe iu nevojitet paraloja. Ndaloni të mendoni për seksin sikur të ishte rutinë dhe shpjegoni partnerit çfarë dëshironi dhe në cilën mënyrë.

-Sapo t’ia nisni, duhet ta përfundoni

Femra duhet të di se mund të ndalojë ose ndërpresë seksin kur të dëshirojë. Nëse nuk keni dëshirë për seks dhe e keni nisur, i tregoni partnerit me sinqeritet dhe mos pretendoni të bëni diçka që nuk dëshironi.

-Seksi gjithmonë nënkupton kontaktin fizik

Ka shumë mënyra për të çuar dashuri dhe të mos ketë kontakt fizik. Përjetoni kënaqësinë vetëm në seks oral, ose gjërat zgjidhni me duar. Ndoshta kjo do të jetë më e mirë se sa seksi i zakontë.

-Nëse ndaloni, do të prishni momentin

Shumë femra kanë frikë të ndalen gjatë seksit, pasi mendojnë se mashkulli në atë moment do të mund të humbë ereksionin dhe gjithçka do të shkojë dëm. Kjo nuk është ashtu. Nëse keni nevojë, ndaloni, prekuni dhe shkëmbeni butësinë. Dëshira seksuales vetëm sa do të vijë e të rritet.

-Seksi pa emocione është i dëshiruar

Shumë femra në kohën moderne dëshirojnë të jenë sikurse meshkujt, të bëjnë seks pa ndjenja dhe të mendojnë se përjetojnë kënaqësi në gjithë këtë. E vërteta është krejt ndryshe. Femrat janë qenie të ndjeshme dhe seksi pa emocione nuk përjetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test