7 gjëra që femrat e mençura nuk i kërkojnë nga partnerët e tyre - Bota Sot
7 gjëra që femrat e mençura nuk i kërkojnë nga partnerët e tyre

Life style

E martë, 22 maj 2018

7 gjëra që femrat e mençura nuk i kërkojnë nga partnerët e tyre

Më: 13 maj 2018 Në ora: 22:17
Ilustrim

Shumë femra mendojnë se meshkujt i kanë borxh atyre diçka. Ky lloj i qasjes për marrëdhënien mund të jetë shkatërrimtare për ruajtjen e besimit dhe respektit të ndërsjellë. Por shumë femra e kuptojnë këtë kur është tepër vonë.

Ne në Bright Side duam të sigurohemi që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të fitojnë njohuri të rëndësishme pa pasur nevojë për të bërë gabime, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi përpiluar këtë artikull.

1. Një grua e mençur është e pavarur dhe nuk kërkon që të tjerët të kujdesen për të

Ne nuk po flasim për fëmijët këtu – por vetëm për ju. Kur ajo fillon të takohet me dikë, ndonjëherë gruaja fillon të krijojë një model kërkesash për të ushqyerit, veshjen dhe argëtimin. Megjithatë, burri nuk është i detyruar të kujdeset për dikë përveç fëmijëve të tij – dhe e njëjta vlen edhe për gratë. Ai mund të zgjedhë të kujdeset për ju, por nuk është i detyruar.

2. Ajo nuk kërkon nga burri të heqë dorë nga ajo që ai e do

Asnjëherë mos kërkoni nga burri të heqë dorë nga puna apo hobi i tij, me qëllim që të kalojë më shumë kohë me ju. Një grua inteligjente e di se kjo do ta bëjë atë të pakënaqur, jeta e tij (si gjithë të tjerët) është e përbërë nga shumë elemente të vogla – më shumë se vetëm dashuria e tij për ju.

3. Ajo nuk e detyron atë të braktisë miqtë dhe të afërmit e tij

Mund të ndodhë që ju nuk mund ta duroni dikë nga miqtë apo të afërmit e tij. Por kjo nuk do të thotë se ai është i detyruar të heqë dorë nga kontakti me ta për hirin tuaj. Edhe nëse ju duket se ata kanë ndikim të keq mbi të, nuk është zgjedhja juaj. Ai e vlerëson thellë miqësinë që ka ndërtuar gjatë viteve të shumta, dhe lidhja me të afërmit e tij nuk është më pak e rëndësishme për të se që është e juaja, madje edhe pse ai ndonjëherë ka konflikte me ta.

4. Ajo nuk kërkon nga ai që ti ndajë interesat e saj

Nëse ai e urren vallëzimin, por ëndërroni të luani salsa me të, ka shanse që mund të refuzojë pa marrë parasysh se çfarë, dhe ju nuk keni të drejtë të këmbëngulni. Paramendoni se si do të ndiheni, nëse ai përpiqet të ju detyrojë të bëni diçka që ju e urreni. Mbani mend: është e mundur të mos ndani interesa të caktuara, por kjo nuk tregon mungesë dashurie apo respekti reciprok.

5. Ajo nuk e detyron atë që të bëhet person ndryshe

Një grua që e di vlerën e vërtetë të një marrëdhënie nuk kërkon që partneri i saj të ndryshon. Ajo e di se është në dashuri me një qenie vërtetë njerëzore që do të ndryshojë vetëm nëse ai vetë dëshiron. Realisht, një burrë e vlerëson vetëm atë grua që e pranon si është dhe që e frymëzon të bëhet një person më i mirë në mënyrë jo imponuese.

6. Ajo nuk kërkon nga ai që t’i injorojë gratë tjera

Është koha për të parë të vërtetën në sy: burrat nuk mud të mos i vërejnë gratë tjera të bukura. Për ta bërë këtë duhet të janë në kundërshtim me natyrën e tyre. (Natyrisht, nuk po flasim për ti lejuar ata të flirtojnë hapur me të tjerat). Shikimi i një femre është tërheqës edhe për njerëzit e tjerë që nuk janë në marrëdhënie me të dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur këtë. Vetëm ta pranoni këtë fakt me qetësi.

7. Ajo i beson

Një grua e mençur nuk kërkon, nga partneri i saj, ndonjë dëshmi të dashurisë dhe përkushtimit apo argument që nuk e ka tradhtuar atë. Meqë lidhja mes saj dhe partnerit është ndërtuar mbi besimin, gruaja nuk duhet të kontrollojë telefonin e tij ose të përpiqet të ketë qasje në e-mail-et e tij. Një i rritur i pjekur mund t’i zbulojë këto lloje të veprimeve fyese dhe ka të drejtë ta bëj këtë.

Për t’u siguruar që paqja dhe harmonia mbizotërojnë në marrëdhënien tuaj, gjithmonë përpiquni të gjeni një kompromis, dhe mos harroni se të dyja palët ndonjëherë duhet ta falin njëri-tjetrin. Respekti, ngrohtësia, ndjeshmëria dhe durimi – këto janë ato që duhet t’i kanë shumica në marrëdhënie mes dy individëve të pjekur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test