Frikë nga shtatzënitë e padëshiruara? Shumë shpejt në treg pilula kontracpetive për meshkujt - Bota Sot
Frikë nga shtatzënitë e padëshiruara? Shumë shpejt në treg pilula kontracpetive për meshkujt

Life style

E mërkurë, 25 prill 2018

Frikë nga shtatzënitë e padëshiruara? Shumë shpejt në treg pilula kontracpetive për meshkujt

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:41
Ilustrim

Pilulat kontraceptive janë një ndër metodat më efikase të kontrollit të lindjes me një efektivitet prej 99.9 %. Këto pilula hormonale kontrollojnë funksionet biologjike të grave, duke parandaluar ngjizjen e një shtatzënie edhe nëse veza bie në kontakt me spermatozoidët.

Për dekada me radhë, kjo metodë mbrojtëse është përdorur vetëm nga femrat, për vetë faktin e thjeshtë që për meshkujt nuk ekzistojnë metoda të tilla kontraceptive (përveç kondomit). Por sipas një studimi të ri, duket se ekspertët shumë shpejtë do të nxjerrin në treg pilulën e kontrollit të lindjeve për meshkujt. 

Hulumtimet e shkencëtarëve janë prezantuar gjatë takimit vjetor të Shoqatës Endokrine, në Çikago.Efektet e kësaj pilule janë të ngjashme me atë që merr femra, por vetëm ndryshon hormoni ! Shkencëtarët kanë zbuluar se pilula hormonale e propozuar, e quajtur undecanoate ose DMAU, ul mënyrë efikase nivelet e testosteronit dhe hormoneve të tjera përgjegjëse për prodhimin e spermës, por pa shkaktuar asnjë efekt anësor 

“Qëllimi ynë dhe i çdokujt të përfshirë në këtë fushë, është të zhvillojmë një metodë për meshkujt që jo vetëm të ketë efekte anësore minimale, por të ketë gjithashtu përfitime shëndetësore për meshkujt”, pohon dr. Stephanie Page, endokrinolog i Shkollës Mjekësore në Universitetin e Uashingtonit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test