Të vendosësh kufij…do të thotë të duash

Life style

Të vendosësh kufij…do të thotë të duash

Më: 14 prill 2018 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Është një nga fenomenet më të shpeshta me të cilin përballemi në shoqëri, familje ose prindër të cilët nuk i vendosin rregulla fëmijëve sepse kanë frikë të marrin rolin e të “keqit”. Gjë kjo e cila ka si rezultat sjelljen e keqe të fëmijëve dhe daljen e situatës nga duart nga ana e prindërve.

Megjithatë vendosja e disa kufijve tek fëmijët merr kuptim jetësor, për të gjithë jëtën e tij.

Disiplinë apo dënim

Të shumtë janë prindërit që e ngatërrojnë disiplinën me dënimin, por duhet të kuptojnë se menaxhimi i sjelljes së fëmijëve nuk ka pse të jetë në nota negative gjithmonë. Disiplina është trasmetimi i vlerave dhe dijeve, në mënyrë që ata të kenë marrëdhënie sa më pozitive me të tjerët. Me pak fjalë një mënyrë që i mëson ata të vetëpërmbahen e jo një mënyrë që iu kufizon sjelljen.

Sapo t’i mësoni fëmijës të kontrollojë ndjenjat e tij, atëherë keni bërë hapin më të suksesshëm drejt disiplinës.

Pse fëmijët kanë nevojë për rregulla

Rregullat që vendosni në ambientin familjar i ndihmojnë ata të mendojnë më mirë. Ato që ai mëson në shtëpi janë baza e sjelljes së tij në shkollë. Kur prindërit caktojnë kufijtë nuk u mësojnë fëmijëve çfarë të thonë apo si të sillen, por u mësojnë se si të kontrollojnë ankthin dhe shpërthimet e tyre.

Në këtë mënyrë këto kufij bëhen mënyrë jetese për fëmijët dhe kështu ata ndihen më të sigurt në vetvete. Ndaj është më e rëndësishme që vënia e kufijve të fillojë që në moshë të vogël.

Si vendosen kufijtë

Sigurisht që nuk ka një recetë magjike për t’ia dalë, çdo gjë arrihet me hapa të vegjël dhe të sigurtë:

Mesazhet që doni të kaloni, të jenë të qarta dhe të drejpërdrejta

Kujdesuni që të jeni ju shembulli. Fëmijët gjithmonë imitojnë më të mëdhenjtë

Të jeni të gatshëm për të mbajtur të njëjtin qëndrim deri në fund

Të shmangni ngritjen e zërit dhe debatet

Të ofroni sa më shumë zgjidhje

Ti tregoni fëmiëjës se i kuptoni ndjenjat e tij, pa ndryshuar qëndrim

Të mos hiqeni si perfektë dhe pa gabime

Asnjëherë mos përdorni shprehje të tipit “haje të gjithë ushqimin se nuk të kam xhan”

Vendosja e kufijve bashkë me dashurinë janë dy nga elementët më të nevojshëm në marrëdhënien prindër-fëmijë.

Sado që të dëgjohet e çuditshme, kontrolli dhe vendosja e kufijve janë shenja dashurie dhe kujdesi nga ana e prindit. Janë dhurata më e mirë që një prind mund t’i bëjë fëmijës, nga gjërat më të shtrenjta që i jep për të vazhduar jetën. Dhe mos harroni diçka. Nuk ka prindër perfektë, kështu që nuk mund të ketë as fëmijë të tillë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat