Si ta kuptoni se a jeni duke biseduar me një psikopat apo me një narcist

Life style

Si ta kuptoni se a jeni duke biseduar me një psikopat apo me një narcist

Më: 26 mars 2018 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Fillimisht le t’i theksojmë gjërat më të rëndësishme: t’iu thoni miqve apo kolegëve se mund të jenë psikopatë apo narcisistë nuk është mënyra më e mirë për t’i mbajtur lidhjet shoqërore.

Edhe nëse veç pak dyshoni se ata mund të kenë diçka gabim në kokën e tyre, shanset janë se thjesht mund të jenë duke e pasur një ditë me probleme, e jo një çrregullim mendor.

Por, gjithashtu ka shumë dallime mes të qenit psikopat dhe të qenit narcisit.

Psikopatët flasin në të kaluarën

Sipas studimeve më të reja, psikopatët kanë tendenca të flasin për të kaluarën. Në fakt, edhe për ngjarjet që janë duke ndodhur në moment, psikopatët iu referohen si gjëra të së kaluarës.

Kjo për shkak se psikopatët nuk janë të lidhur emocionalisht apo mendërisht me të tanishmen dhe me gjërat që njerëzit normal i bëjnë.

Narcistët i ekzagjerojnë shprehjet e fytyrës dhe gjuhën e trupit

E njihni dikë që sillet si aktor teatri, qesh me të madhe, bën lëvizje të çuditshme, etj?

Psikopatët rrallëherë shfaqin emocione kur flasin me gjuhë emocionuese

Ja një fakt tjetër: psikopatët nuk i thonë gjërat emocionale me ndjenja si njerëzit normal.

Për një psikopat, fjalia “të dua” nuk ka fare rëndësi dhe është tejet banale.

Narcistëve nuk iu pëlqen t’i dëgjojnë tjerët duke folur

Një shenjë e qartë e narcizmit është paaftësia e tyre për t’u ulur dhe për t’i dëgjuar ato çfarë tjerët kanë për t’i thënë.

Në një bisedë normale, narcisët bëhen të padurim, zemërohen dhe nuk ndihen mirë duke i dëgjuar njerëzit tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat