Shtatë mënyra që manikyri në kushte shtëpie të zgjasë më shumë - Bota Sot
Shtatë mënyra që manikyri në kushte shtëpie të zgjasë më shumë

Life style

E mërkurë, 26 shtator 2018

Shtatë mënyra që manikyri në kushte shtëpie të zgjasë më shumë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:17
Ilustrim

Ndoshta një pjesë e mirë e jona e kanë të vështirë të shkojnë gjithmonë në sallon bukurie dhe të presin pa fund për t’i bërë duart e bukura. Por ne asnjëherë nuk e kemi kuptuar se çfarë përdorin manikyristet që i bëjnë të duken thonjtë aq magjikë.

Gjithsesi, të bindura që dorën e tyre nuk e arrijmë dot asnjëherë, mund të gjejmë një të mesme për të pasur rezultate të mira nëse i lyejmë thonjtë në shtëpi.

Ja çfarë mund të bësh që manikyri në kushte shtëpie të zgjasë më shumë.

1. Apliko në thonj uthull të bardhë para bazës së manikyrit

Edhe nëse nuk i sheh me sy të lirë, yndyra e lëkurës apo bakteret e mbledhura rreth thonjve e pengojnë jetëgjatësinë e manikyrit dhe e bëjnë më të vështirë lyerjen. Vetëm një fshirje e lehtë me pambuk me uthull të bardhë para se të fillosh lyerjen me manikyr do ta pastrojë çdo papastërti dhe do t’u japë një pamje më të freskët thonjve.

2. Thonj të shkurtër do të thotë manikyr më jetëgjatë

E hidhur, por e vërtetë: nëse nivelet e ndryshme të salloneve realizojnë ?do gjë që kërkon, nëse i lyen vetë në shtëpi, këshillohet që thonjtë t’i kesh më të shkurtër, sepse kështu lyerja e tyre do të jetë më e gjatë.

3. Mos e tund shishen para se të fillosh lyerjen

Në vend të tundjes së shishes, rrotulloje rreth vetes. Duke e tundur shishen e manikyrit, krijohen më shumë bulëza duke bërë që lyerja të mos shkojë si? duhet.

4. Apliko 2-3 shtresa

Kur bëhet fjalë për shtresat e manikyrit, më pak është më shumë. 2-3 shtresa të holla bëjnë që manikyri të zgjasë më shumë. Të gjithë e dimë që është koha e konsumit, por kjo nuk vlen kur fillojnë të dalin copat pas 24 orëve.

5. Përdor fur?ën në mënyrën e duhur

Në të kundërt të asaj që njerëzit besojnë, nuk duhet të presësh derisa fur?a të mbarojë manikyrin dhe pastaj ta lyesh përsëri. Zakonisht, një lyerje vetëm për një thua.

6. Shto një lyerje më shumë në tipsa

Meqenëse tipsat janë ato që prishen të parat nga lyerja, mbi to mund të shtosh edhe një fur?ë më tepër në mënyrë që t’i mbrosh më shumë. Pasi të aplikosh edhe shtresën e fundit, mbi to shto edhe një perforcues transparent.

7. ?elësi është: apliko sërish

Në mënyrë që thonjtë të duken gjithmonë të freskët, duhet të shtosh edhe një shtresë më shumë pas 2-3 ditësh. Kjo mënyrë do t’i bëjë thonjtë të shkëlqejnë dhe duart më të bukura. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test