Habit studimi i fundit/ Të rinjtë e sotëm po bëjnë më pak seks se brezi i prindërve të tyre

Life style

Habit studimi i fundit/ Të rinjtë e sotëm po bëjnë më pak seks se brezi i prindërve të tyre

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 09:51
ilustrim

Nëse po mendoni se kohët kanë ndryshuar duke sjellë shthurje apo liri më të madhe seksuale, një studim i fundit tregon komplet të kundërtën. Sipas këtij studimi është dalë në përfundimin se brezi i personave të lindur në vitet 80-90, bëjnë më pak seks se ata të lindur në vitet 60-70.

Kjo tregohej edhe te mosha mesatare kur kanë humbur virgjërinë, pasi të lindurit në vitet 60-70 kishin tendencën ta humbisnin përpara moshës 18-vjeçare, ndërsa të rinjtë e sotëm (grupmosha 20-24) kishin tendencën ta humbisnin pas moshës 18-vjeçare. Edhe gjatë përditshmërisë, çiftet e atëherëshme kishin më tepër intimitet së bashku, ndryshe nga sot, ku të rinjtë kanë tendencën të kenë interes më të madh në të tjera gjëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat