Risi për fillimin e Javës së Modës së Nju-Jorkut: Olivia Palermo me stil të ri flokësh!

Life style

Risi për fillimin e Javës së Modës së Nju-Jorkut: Olivia Palermo me stil të ri flokësh!

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 20:31
Ilustrim

Olivia Palermo gjithmonë di se si të tërheqë vëmendjen, duke na bërë që “sytë” t’i drejtojmë vetëm nga ajo.

Këtë herë, mu në fillim të startit edhe të një Jave të modës në Nju-Jork, njujorkasja gjithmonë e stilizuar na ka treguar gjatësinë e flokëve të saj dhe ngjyrën dukshëm më të shndritshme nga ajo e zakonshmja e saj.

Ndryshimi i stilit të flokëve nuk është i panjohur për vajzën IT amerikane – gjatë angazhimit të saj aktiv shoqëror dhe të modës, Olivia e ëmbël ka qenë biondinë flokëgjatë, ka demonstruar ndër të parat se si bartet bobi, ka ngjyrosur flokët me ngjyrë të gështenjtë-ngjyrëkafe, por edhe ka përqafuar tendin e flokëve ombre.

Këtë herë Olivia megjithatë ka bërë ndryshim drastik, duke i qethur flokët në pazh të shkurtër!

Kjo njujorkase, e cila është në frymën e trendesisteve të rafinuara në shoqërinë e vajzave IT britanike, Alexa Chung, e buzëqeshur ka treguar flokët dukshëm të shkurtra, të trajtuar me të ashtuquajturën ”hekurosje”, e cila lë mbresën e stilizimit të mirë të flokëve.

Me mbështjellje të butë të flokëve në drejtim të jashtëm, Olivia ka arritur pazhin slik i cili i rri shkëlqyeshëm. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat