Çfarë të bëni nëse e keni dreqosur fare dhe s’keni planifikuar asgjë për Shën Valentin - Bota Sot
Çfarë të bëni nëse e keni dreqosur fare dhe s’keni planifikuar asgjë për Shën Valentin

Life style

E premte, 25 maj 2018

Çfarë të bëni nëse e keni dreqosur fare dhe s’keni planifikuar asgjë për Shën Valentin

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:37
Ilustrim

Shën Valentini është sot, ndërsa ndoshta deri tani keni qenë duke menduar mënyra të bukura se si ta festoni atë me partneren tuaj.

Por, çfarë nëse edhe në këto momente ende nuk i keni blerë asaj ndonjë gjë dhe e keni dreqosur fare? 

Ekspertët e kanë menduar këtë situatë sepse u ndodhë plot personave, prandaj ndiqni këshillat e mëposhtme se si mund ta rregulloni këtë problem:

Kartolina është prioriteti kryesor
Është gjëja më e lehtë që mund ta bëni, dhe mund ta përfundoni brenda një kohe shumë të shkurtër.

Merrni një kartolinë nga dyqani më i afërt që e keni, dhe mbusheni me vargjet më të bukura të dashurisë.

Përqendrohuni në dhuratat e vogla e të ëmbla
Ndoshta është shumë vonë për t’i blerë diçka me domethënie interesante, por mos u nxitoni menjëherë t’i blini aksesor.

Më mirë t’i blini diçka të thjeshtë dhe të ëmbël – një kuti çokollata, një copë torte, lule, çfarëdo.

Dërgojeni në vendin ku jeni takuar për herë të parë
Kjo është lëvizje e mençur, sepse ndoshta nuk jeni takuar në ndonjë restorant luksoz, kështu që mund t’i tregoni asaj se ende e mbani mend takimin e parë dhe se ai takim ka pasur rëndësi jetësore për ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test