Gjakderdhja gjatë seksit mund të jetë simptomë e disa sëmundjeve - Bota Sot
Gjakderdhja gjatë seksit mund të jetë simptomë e disa sëmundjeve

Life style

E shtunë, 18 gusht 2018

Gjakderdhja gjatë seksit mund të jetë simptomë e disa sëmundjeve

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:37
Ilustrim

Jeni në mesin të pasionit dhe papritmas shihni njolla gjaku në çarçafë. A e keni prerë veten? A ju kanë ardhur menstruacionet ma herët?

Nëse jo, atëherë përse jeni duke pasur gjakderdhje?

Gjakderdhja gjatë seksit ka shumë shkaktarë.

Fillimisht është e rëndësishme të thuhet se nëse përjetoni gjakderdhje vagjinale, nuk duhet ta injoroni.

Sidoqoftë, ekspertët kanë treguar disa shkaktarë të gjakderdhjes vagjinale:

Kontraceptivët

Pilulat e reja apo ndryshimi i kontraceptivëve mund të shpie në gjakderdhje vagjinale. Edhe nëse mendoni se ky është shkaktari i rastit tuaj, mos e anashkaloni gjakderdhjen por shkoni te doktori.

Ndonjë sëmundje seksuale

Gjakderdhja gjatë seksit mund të jetë rezultat edhe i ndonjë sëmundje të transmetueshme seksualisht.

Shumica e infeksioneve të tilla janë të shërueshme apo trajtueshme me antibiotikë, prandaj aq më herët që filloni me trajtim, aq më mirë për ju.

Shtatzënia

Shtatzënia e hershme mund të jetë gjithashtu shkaktar i gjakderdhjes së pashpjeguar. Prandaj, nëse vëreni gjak gjatë seksit apo mes menstruacioneve, gjinekologët rekomandojnë që ta bëni një test të shtatzënisë.

Kanceri i zverkut

Ky është rast më serioz, por edhe kanceri i zverkut mund të jetë shkaktar i gjakderdhjes vagjinale.

Është e rëndësishme të ekzaminoheni te doktori për të parë shëndetin e zverkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test