Femrat i preferojnë meshkujt zeshkanë dhe shtatshkurtër; meshkujt i preferojnë biondinat me sy të kaltër

Life style

Femrat i preferojnë meshkujt zeshkanë dhe shtatshkurtër; meshkujt i preferojnë biondinat me sy të kaltër

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 14:34
Ilustrim

Hulumtimet e ‘Match.com’ i kanë rrëzuar mendimet e mëparshme se femrat i preferojnë meshkujt e gjatë e të bukur.

Anketimi i kryer nga ky sajt i takimeve ka analizuar miliona anëtarë, dhe ka konstatuar se femrat i shohin si meshkuj idealë ata që janë të shkurtë dhe zeshkanë.

Pra, ndonëse më herët meshkujt e gjatë janë vlerësuar si më të dëshirueshëm nga femrat, hulumtimet e këtij sajti kanë nxitur mjaft debate.

Përderisa femrat preferojnë meshkuj të shkurtë dhe me tatuazhe, meshkujt preferojnë biondina me flokë të gjata dhe sy të kaltër.

Megjithatë ekspertët thonë se ideja e një “partneri të përsosur” nuk ekziston, pasi që çdo person ka preferenca të ndryshme.

Meshkujt gjithashtu kanë cekur se iu pëlqejnë femrat që flasin gjuhën spanjolle, ndërsa femrat i preferojnë meshkujt që e flasin gjuhën frënge.

Është interesante se dy gjinitë janë pajtuar se u pëlqejnë admiruesit e qenve dhe ata që dëgjojnë muzikë të zhanrit pop. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat