Femrat janë ato që më shumë e dëshirojnë seksin pas takimit të parë, ndërsa meshkujt nuk i cilësojnë joshëse femrat e tilla

Life style

Femrat janë ato që më shumë e dëshirojnë seksin pas takimit të parë, ndërsa meshkujt nuk i cilësojnë joshëse femrat e tilla

Më: 25 janar 2018 Në ora: 08:57
Ilustrim

Nuk janë më ata të cilët dëshirojnë me çdo kusht ta çojnë femrën në krevat pas vetëm një takimi.

Një hulumtim ka zbuluar që femrat më shumë e dëshirojnë seksin pas takimit të parë sesa meshkujt, të cilët, në anën tjetër, femrat e tilla nuk i konsiderojnë joshëse.

50 për qind e meshkujve të intervistuar kanë deklaruar që “ftohen” nëse femra dëshiron seks menjëherë pas takimit të parë, ndërsa po këtë qëndrim e kanë gjithsej vetëm 39 për qind e femrave.

Rezultatet gjithashtu kanë nxjerrë në pah faktin që më së shumti u pengon meshkujve dhe femrave është kur personi del në takim i parregulluar apo kur personat të cilët dalin në takim pa hezituar nuk e përfaqësojnë veten në mënyrën e saktë.

Edhe pse këto fakte i implikojnë që të dy gjinitë i kushtojnë kujdes të plotë dukjes fizike, gjithsej 4 për qind e të intervistuarve konsiderojnë që dukja është çështje kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat