Rrëfehet babai i dy fëmijëve: I çmendur pas koleges së punës, por ajo çfarë po më kërkon ajo...

Life style

Rrëfehet babai i dy fëmijëve: I çmendur pas koleges së punës, por ajo çfarë po më kërkon ajo...

Nga: Bota sot Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 21:26
Ilustrim

Një burrë 39 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se po e tradhton gruan e tij me një kolege të punës, po ashtu 39 vjet dhe e martuar, përcjell Bota sot.

Burri thotë se ai e do dashnoren dhe jo gruan, por që dashnorja i ka thënë që ta presë derisa të bëjë edhe një tjetër fëmijë me burrin e saj.

Rrëfimi i tij:

Seksi me të dashurën është magji, por ajo dëshiron që të pres derisa ajo tenton për një tjetër fëmijë me burrin e saj. Po më ha nga brenda.

Ne u njohëm përmes punës. Jemi të dy të martuar dhe nga 39 vjet. Ajo ka një fëmijë, unë dy.

Ne ishim në një ekip në punë për të zhvilluar produkte për kompaninë tonë. Ishte punë e vështirë por tërheqëse dhe ne u bëmë shumë të afërt. Tërheqja seksuale ishte në tension.

Afera jonë filloi në Londër ku qëndruam për një prezantim. Shkoi mirë dhe ajo më ftoi për ‘kafe’ në dhomën e saj, pasi kishim qëndruar bashkë atë natë për të festuar suksesin.

Ne i hoqëm njëri tjetrit rrobat sapo e mbyllëm derën. Kishim pritur aq gjatë për këtë moment dhe ishte e mahnitshme.

Ne u takuam për dy muaj dhe ishim të gatshëm të linim partnerët tanë për njëri tjetrin, por në fund ndërruam mendje.

Ajo më tha se nuk mund ta shkatërronte martesën e saj, por pas disa javësh erdhi tek unë. Tani ajo thotë se burri i saj dëshiron të provojë të kenë edhe një fëmijë.

Ajo nuk e përballon të thyejë zemrën e tij dhe më kërkon që ta presë.

Nuk mund ta kuptoj sepse ajo thotë se burri i saj është i tmerrshëm dhe që nuk bën seks me të.

Jam pajtuar ta pres, por sa do të zgjasë, ndoshta për vite. E dua atë dhe qaj kur jam larg nga ajo.

E di që jemi gabim por unë mendoj për të çdo minutë në ditë. Nuk e di nëse mund të rri aq gjatë me gruan time, pasi po rri vetëm me fëmijët.

Kam provuar të flas me gruan time por ajo nuk dëgjon. Ajo duket të jetë e lumtur por me asgjë fizike në mes nesh.

E dashura ime është konstant në mendjen time. Unë duhet të ulem dhe ta shikoj atë në Facebook, e lumtur me burrin e saj, derisa unë jam i thyer përbrenda dhe nuk e di nëse ajo më do mua.

Përgjigja e psikologes:

Ti, ti nuk ke pse të ulesh si i mjerë dhe ta shikosh atë në Facebook. Një grua që tenton të ketë një fëmijë tjetër me burrin e saj, nuk do të aq shumë sa të jetë me ty. Është e vështirë por më mirë ballafaqohu tani. Qëndro larg Facebook, larg të dashurës dhe fokusohu në martesën tënde.

Ti thua se qëndron për fëmijët, por nuk është mirë që ata të rriten duke menduar se lidhjet janë të tilla, të ftohta dhe konstante.

Provo të gjesh çfarë ka shkuar keq me të seksualisht./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat