Seksi dhe gjumi janë kombinimi perfekt për një jetë të lumtur

Life style

Seksi dhe gjumi janë kombinimi perfekt për një jetë të lumtur

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 00:12
ilustrim

Kjo është praktika më seksi e momentit.

E ka “hedhur në qarkullim” këngëtarja Carrie Underwood, gjatë një interviste për dy gjërat e mira që mund t’i ndodhin njeriut në dhomën e gjumit, pra, seksi dhe gjumi. Kombinimi i këtyre të dyjave jo vetëm që është ideali por, sipas shkencës, është edhe në të mirë të shëndetit fizik dhe atij mendor. Lidhja mes seksit dhe gjumit nuk mbaron me kaq! Një studim i zhvilluar nga studiuesit e Universitetit të Miçiganit, ka treguar se sa më shumë që femrat të shijojnë një dremitje të shkurtër gjatë pasdites, aq më e lartë do të jetë dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale ditën e nesërme. Mjafton vetëm gjysmë ore gjumë. Rezultatet janë krejt të besueshme përderisa pas zgjimit, kur ndihemi më mirë, dëshirojmë dhe mundemi fizikisht të bëjmë gjëra më shumë.

Morali? Nëse do të kesh raporte më të shpeshta seksuale, mos u anko për mungesë dëshire, thjesht fli më tepër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat