Rrëfehet asistentja: Seksi me shefin e martuar është i mahnitshëm, por kam frikë që...

Life style

Rrëfehet asistentja: Seksi me shefin e martuar është i mahnitshëm, por kam frikë që...

Nga: BOTA SOT Më: 8 maj 2017 Në ora: 22:05
Ilustrim

Një vajzë 31 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka aferë me shefin e saj të punës, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë, përcjell Bota sot.

Ajo ka rrëfyer se ajo ishte dashuruar në të para 8 vitesh kur kishte filluar punën me të dhe do që ai ta lë gruan e fëmijët për të, por ka frikë t’i thotë.

Rrëfimi i vajzës:

Unë jam duke bërë seks sekret me shefin tim të martuar.

Unë kam dëshirë që ai ta lë gruan e tij dhe të jetë me mua por kam frikë t’i them.

Unë jam 31 ndërsa ai është 42 vjet. Ne u njohëm para 8 vitesh kur unë fillova punën si asistente e tij.

Ai ishte menaxher i shitjes në ekipin ku unë punoja dhe sapo ne u takuam e dija se ai është i veçantë.

Ne shkonim shumë mirë dhe shumë shpejt miqësia jonë kaloi në flirt.

E dija se është i martuar dhe ka një fëmijë e një tjetër në pritje, andaj u distancova nga ai për shkak të respektit nda gruas dhe familjes së tij.

Koha kaloi dhe ai ishte afirmuar dhe u zhvendos në një zyrë tjetër në firmë.

Kontakti mes nesh u bë i rrallë dhe unë u mundova që ta hiqja nga mendja.

I pata disa lidhje por nuk munda ta harroj atë.

Ai u bë lider në kompani dhe brenda katër muajsh ai u bë shefi im.

Të gjitha ndjenjat e mia prej viteve më parë erdhën mbrapsht, por e shmangën atë në fillim, pastaj vendosa të isha budalla.

Një natë derisa po dilja nga zyra e pashë atë dhe mora guximin që t’i tregoja për takimin e parë para tetë vitesh.

Ai më tha se edhe atij i kisha pëlqyer gjithmonë.

Ne shkëmbyem numrat dhe filluam të dërgonim mesazhe seksi brenda ditës.

Asnjëri nga kolegët tanë nuk dyshoi asgjë.

Ne dolëm një natë pas punës dhe ai përfundoi duke ardhur në banesën time.

Ne bëmë seksin më të mahnitshëm dhe që nga ajo natë ne takohemi çdo javë për seks.

Ne kënaqemi nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe me seksin pasionant që bëjmë.

Unë me të vërtetë e dua atë në jetën time.

Unë dua që ai ta lërë gruan e tij por kam frikë që t’ia them këtë. Ndihem fajtore edhe për fëmijët e tij.

A duhet t’i shuaj të gjitha shpresat dhe të vazhdoj tutje apo të pres për të

Përgjigja e psikologes:

Aty nuk ka asnjë bisedë më të pakëndshme. Ti aktualisht je në një lidhje të vdekur.

Nëse ai nuk e ngre subjektin, kjo nuk do të ndryshojë.

Ti gjithmonë e ke ditur se ai është i martuar.

A po pret që ai ta sheh këtë si dashuri të vërtetë dhe ta lë gruan e tij për ty? Kam frikë se ai nuk do të të lë, pasi ai mund t’i ketë të dyja.

Mos humb më kohë, duke kaluar vite duke menduar për të.

Thuaj se nuk do ta shohësh më. Ti e meriton të jesh numër një në jetën e një mashkulli./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat