Rrëfehet babai i dy fëmijëve: U shokova kur kuptova se me kë po më tradhton gruaja...

Life style

Rrëfehet babai i dy fëmijëve: U shokova kur kuptova se me kë po më tradhton gruaja...

Nga: Bota sot Më: 2 prill 2017 Në ora: 11:16
Ilustrim

Një burrë 38-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” historinë e tij me të dashurën me të cilën ka dy fëmijë. Ai ka thënë se po dyshon shumë që ajo po e tradhton me burrin e motrës së saj, përcjell Bota sot.

Ndiqni më poshtë rrëfimin e tij të plotë:

Mendoj se e dashura ime është duke më tradhtuar me të dashurin e motrës së saj, por ajo më thotë se unë jam duke imagjinuar gjëra.

Unë jam 38-vjeçar, ndërsa ajo 32-vjeçare. Kemi dy fëmijë, njërin 10-vjeç e tjetrin 6.

Ajo e viziton motrën e saj rregullisht dhe zakonisht shkon në mbrëmje, ndërsa unë jam në shtëpi me fëmijët tanë.

Unë i dua ata si vetë jetën.

Motra e saj është 28-vjeçare, ndërsa i dashuri i saj ka 36 vjet. Kurrë nuk më ka pëlqyer ai.

Ai fillimisht e përcolli një herë të dashurën time në ashensor dhe vazhdoi prapë e prapë.

Një mbrëmje e pashë duke vozitur shpejt tek parku më tej në skaj të rrugës.

E dashura ime iku jashtë 25 minuta më vonë, e qeshur dhe me disponim.

Pastaj, e pyeta pse u vonua aq shumë, por ajo tha se ishte e gjitha në kokën time.

E dija se nuk po më tregonte gjithçka, kështu që i thashë të ma tregojë të vërtetën, ose unë do të largohesha.

Ajo qëndroi e heshtur.

Unë fillova paketimin e gjërave të mia, edhe pse nuk mund të largohesha nga fëmijët e mi. Ajo më tha se i dashuri i motrës së saj kishte provuar diçka, por nuk kishte ndodhur asgjë mes tyre.

Pra, pse ajo qeshte dhe bënte shaka me të, në vend që të vinte direkt në shtëpi për të ma thënë mua?

Përgjigjja e psikologes:

Nuk është çudi që ata janë mjaft të dyshimtë, por ajo duket se dëshiron të qëndrojë me ju.

Bëhuni i vendosur.

Nëse ajo fillojë të ftojë motrën e saj në shtëpinë tuaj, atëherë nuk do të ketë nevojë për partnerin e saj për ta përcjell deri në ashensor./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat