Po bëja seks të mahnitshëm me shokun e ish të dashurit, por ai na zbuloi dhe...

Life style

Po bëja seks të mahnitshëm me shokun e ish të dashurit, por ai na zbuloi dhe...

Nga: BOTA SOT Më: 8 mars 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Një vajzë 24 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me shokun e ish të dashurit dhe seksi është i mahnitshëm, por kur ishi i saj e ka kuptuar për këtë, iu është vërsulur, përcjell Bota sot.

Andaj, i dashuri i ri e ka lënë 24 vjeçaren, duke i thënë se nuk do ta humbasë miqësinë me shokun e tij

Rrëfimi i saj i plotë:

Kam qenë duke pasur lidhje dhe seks të mahnitshëm me shokun e ish të dashurit, por ish i dashuri e kuptoi dhe ai u çmend.

Tani shoku i tij më ka lënë mua. Unë kam qenë me ish të dashurin për tre vite. Ai më ka tradhtuar disa herë por unë e kam falur sepse e doja.

Unë jam 24 ndërsa ai është 27 vjet. Pastaj ai u nda nga unë para një muaji.

Unë i tregova se më pëlqente shoku i tij dhe ai më tha se kisha të gjitha të drejtat që të takohesha me të, i cili është 26 vjet.

Shoqja ime e ngushtë kishte festë ditëlindje në lokalin tonë dhe aty ishte edhe shoku i ish të dashurit. Ne kaluam tërë natën duke folur bashkë.

Ai më përcolli deri në shtëpi duke thënë se dëshironte të dinte se po shkoja sigurt.

E pyeta atë për një pije dhe i tregova se më pëlqente.

Ai më tha se ndihej njësoj dhe i thash që të qëndronte me mua tërë natën.

Seksi ishte i mahnitshëm. Ne filluam të dilnim dhe gjërat po shkonin shumë mirë, derisa dikush i tregoi ish të dashurit tim.

Ai u vërsul masivisht, duke na quajtur me çdo emër të mundshëm.

Tani ai po më injoron mua, por ka mbetur miq me shokun e tij.

Gjërat ende janë duke shkuar mirë, në dritën e pikëllimit të ish të dashurit tim.

Por, këtë fundjavë, i dashuri i m më tha se nuk donte ta shkatërronte miqësinë e tij me shokun dhe se nuk donte të ishim bashkë e të lëndoheshim më.

Ai mendonte se ishte më e mira që ne mos të shihemi më.

Kjo më ka shkatërruar mua. E di që ishi im nuk është miq i mirë me të dashurin tim.

Ai e ka dehur disa herë atë në të kaluarën dhe ka fjetur me të dashurën e tij, e më pas më ka tradhtuar edhe me një të dashur të tij, sapo ata janë ndarë.

Ai e bëri këtë derisa ishte me mua. Ai nuk do të mendohet dy herë për ta bërë këtë sërish.

A duhet ta pranoj këtë që më ka thënë apo të luftoj për këtë djalë?

Përgjigja e psikologes:

Asnjëri nga këta dy meshkuj nuk të meriton.

Ish i dashuri të ka tradhtuar disa herë dhe ka fjetur me ish të dashurat e shokut të tij.

Por, i dashuri i ri nuk të ka vlerësuar sa për të të vënë në rend të parë, para shokut të tij jo besnik.

Nuk do të duhej të luftoje për dikë që do të jetë mik me ish të dashurin tënd dhe jo me ty.

Ti nuk do të jesh primatë për të asnjëherë.

Lëri të dy. I dashuri i ri do ta kuptojë se çfarë njeriu është miku i tij dhe ish i dashuri yt do ta kuptojë se çfarë ka humbur./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat