Pi viagra dhe nis seksin e tërbuar me fqinjën e bukur, por më pas ndodh tragjedia...

Life style

Pi viagra dhe nis seksin e tërbuar me fqinjën e bukur, por më pas ndodh tragjedia...

Më: 1 mars 2017 Në ora: 20:42
Ilustrim

Afër lumit Vrbas në Bosnje-Hercegovinë, policia ka gjetur trupin e pajetë të një 68-vjeçari, vdekja e të cilit sot është temë kryesore në mesin e banorëve aty dhe inspektorëve të policisë.

Kjo pasi hetimi ka konstatuar se ai kishte vdekur meqë zemra i kishte pushuar së rrahuri pasi kishte konsumuar viagra dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me fqinjën e tij-75 vjeçare, raportojnë mediat lokale.

Sipas hetimeve, është konstatuar se kjo e fundit, për ta mbajtur të fshehtë mënyrën e vdekjes së tij, e kishte veshur me rroba të vdekurin dhe kishte tentuar ta hidhte ne lum, por nuk i kishte mbetur më forcë, meqë e kishte penguar një mur që ndante lumin me shtëpinë e saj.

“Nuk e di se përse nuk e ka lajmëruar menjëherë policinë, por kishte ardhur tek unë dhe më ka treguar që ai ka vdekur në shtëpinë e saj, gjë që më ka tronditur”, ka thënë një fqinje e tyre.

Ajo po ashtu ka treguar se pas gjithë kësaj që ka ndodhur, gruaja 75-vjeçare ka shkuar tek motra e saj në qytetin e Visokos.

Ata që e njohin gruan, tek të cila ka ndërruar jetë burri nga Banja Lluka, kanë treguar se ajo është shumë vitale dhe se duket shumë më e re nga mosha që ka.

“Ajo jeton në relacionin Suedi-Banjallukë, dhe me të vërtetë duket bukur”, ka shtuar një e njohur e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat