17 vjeçarja: Virgjërinë ia fala 41 vjeçarit të martuar dhe tani ai...

Life style

17 vjeçarja: Virgjërinë ia fala 41 vjeçarit të martuar dhe tani ai...

Nga: BOTA SOT Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 11:49
Ilustrim

Një vajzë 22 vjeçare ka rrëfyer për The Sun historinë e saj të dashurisë me një burrë të martuar, i cili është dy herë sa mosha e saj, përcjell Bota sot.

Në rrëfimin e saj ajo tregon se ia kishte falur virgjërinë në moshën 17 vjeçare dhe ai ka ndarë një apartament për ata që të jetojnë në mënyrë sekrete.

Ky është rrëfimi i saj:

Unë dhe i dashuri im kemi seksin më të mrekullueshëm dhe jemi të dashuruar në njëri tjetrin, por ai është i martuar dhe i vjetër sa dy herë mosha ime.

Ai ma mori virgjërinë në moshën 17 vjeçare dhe unë më nuk e kam njohur asnjë mashkull, andaj pyes veten nëse jam në marrëdhënien e duhur.

Ne u njohëm 5 vite më parë në festën e ditëlindjes së një mikeje dhe isha dehur. Unë nuk isha e dhënë pas alkoolit sepse as prindërit nuk kishin në shtëpi.

Isha në qoshe me tre djem dhe filluan të më zhveshin.

Unë mendova se këta djem e kishin mbyllur derën por papritmas u shfaq ky burrë dhe u tha djemve që të zhduken.

Ai më dërgoi në shtëpi dhe ma mori numrin e më tha se do të më telefononte për tu siguruar që isha mirë.

Kur unë isha e kthjellët e kuptova se ai më kishte shpëtuar. Ai më telefonoi por nuk mund ta hapja telefonin pasi babai ishte aty dhe e lash që ta ftoja për kafe.

Ne u takuam dhe unë isha e tronditur, ai ishte aq simpatik. Ai është pronar i kompanisë ku punon shoqja e nënës time. Ne biseduam për gjithçka dhe ai më tha se do të më merrte për të parë një film që doja.

Ne u takuam rregullisht që nga atëherë dhe ai nuk më bëri presion por pas disa muajsh unë nuk mund të prisja për të bërë seks me të, edhe pse e dija që ai është i martuar.

Ai ma bëri mua herën time të parë më të mirën të mundshme dhe seksi bëhej çdoherë e më i mirë.

Ne tani mendojmë për një të ardhme serioze bashkë dhe ai ka hapur një llogari për para për mua për një banesë.

Ai tani është 46 vjeçar por unë pyes veten nëse jam e gatshme për një angazhim të tillë.

Nuk kam folur me askënd për këtë pasi ne e kemi mbajtur sekret lidhjen tonë.

Unë e dua atë por nuk e di si do të jetë kur ai ta lë gruan e tij dhe si do të jetë që unë të dal dhe të jetoj me një mashkull që është shumë më i vjetër se unë.

Përgjigja e psikologes:

Të shkosh të jetosh me të tani është një shans e madhe për ta marrë. Dyshoj se ai do të jetë i lirë për ty, sepse nëse do të donte ai do ta kishte lënë deri tani.

Ti do ta ndjesh veten shumë të vetmuar në atë apartament dhe kjo është nëse ai të ka bërë premtime të mira.

Ti duhet të jetosh si e re që je, të kesh miq të moshës tënde dhe të bësh aktivitete si ata.

Tingëllon sikur je e gatshme të zhvendosesh me të edhe pse unë do të thoja që të ndahesh nga ai.

Por kjo është e frikshme dhe të paktën mbaje jashtë çdo angazhimi për tani dhe shpresoj se je duke përdorur kontraceptivë efektivë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat