41 vjeçarja: Pas 20 vitesh martesë, 36 vjeçari që na rregulloi derën më dha kënaqësinë më të madhe në jetë...

Life style

41 vjeçarja: Pas 20 vitesh martesë, 36 vjeçari që na rregulloi derën më dha kënaqësinë më të madhe në jetë...

Nga: BOTA SOT Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 14:07
Ilustrim

Një grua 41 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar burrin e saj pas 20 vitesh martesë, me një burrë të martuar që ka ardhur për t’ua rregulluar derën e shtëpisë, përcjell Bota sot.

Ky është rrëfimi i saj:

Dashnori im bën që zemra të më dalë nga vendi dhe seksi me të është i pabesueshëm.

Afera jonë më ka ndryshuar jetën dhe unë kurrë se kam fantazuar burrin tim, edhe pse jemi të martuar prej 20 vitesh dhe kemi tre fëmijë.

Të dashurin e ri e njoha pasi vendosëm të ndërronim derën e shtëpisë.

Ai erdhi dhe ne biseduam gjatë për vitet derisa pinim kafe.

Herën tjetër kur ai erdhi ta vendosë derën, ne kishim vendosur se çfarë dëshironim dhe me të përfunduar atë, ne filluam të putheshim e ngjitëm shkallët për në dhomë ku dhe bëmë seks.

Ai është një dashnor i besueshëm dhe i dashur.

Ne nuk duam që fqinjët të vërejnë takimet tona, kështu që ne takohemi sa herë që mundemi edhe në vendet ku ai punon.

Ai më tregon kur e përfundon dhe ku të takohemi, e pastaj lëmë veturat e afër dhe futemi në furgonin e tij dhe bëjmë seks në ulësen e pasme.

Ne bëjmë dashuri për aq kohë sa mund të rrimë larg partnerëve tanë që ata të mos dyshojnë.

Ai është 36 vjeç dhe i martuar, ndërsa unë jam 41 e burri është 43 vjeç.

Ne e bëjmë këtë disa herë në javë. Kjo është më ndryshe nga që unë kam bërë, pasi unë dhe burri im kemi bërë seks vetëm 50 herë në gjithë këto vite që jemi bashkë.

Ne u njohëm kur ishim të ri dhe të dy ishim të pa përvojë dhe seksi nuk ishte shumë i rëndësishëm për ne.

Por ai ka qenë një burrë i mrekullueshëm.

Ai ka qenë një baba i mirë për fëmijët tanë, 18, 16 dhe 13 vjet.

Nëse ata e kuptojnë për lidhjen time dhe personin që kam njohur, ata do të zhgënjehen.

Unë e di se nuk mund t’ua bëj këtë atyre por as nuk mund ta përfundoj aferën time.

Përgjigja e psikologes;

E di si është të ndihesh e dëshiruar por kam frikë se i dashuri shumë shpejt do ndalet së takuari me ty dhe gruaja e tij do të fillojë të dyshojë.

Ai i di prioritetet e tij dhe ti duhet t’i dish tuat.

Ti mund të zbulohesh dhe do të jetë më keq.

Realiteti i burrit dhe fëmijëve do të shkatërrohet.

Fëmijët do ta humbin respektin për ty, andaj ndaloje këtë derisa është e përfshirë familja jote./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat