Nga astronaut në model

Life style

Nga astronaut në model

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 08:15
Buzz Aldrin

Buzz Aldrin i cili është njeriu i dytë që ka shkelur në hënë, pas Neil Armstrong, në vitin 1969, është paraqitur në krejt tjetër profesion.

87 vjeçari, ish astronaut, ka përshkuar pasarelën duke modeluar për Nick Graham, koleksioni vjeshtë/dimër 2017.

Ai kishte të veshur një xhaketë ngjyre gri që shkëlqente e cila kishte një emblemë të ngjashme me atë të NASA-s, ku ishin të shkruara fjalët “Çoje byt*** tënde në Mars”, që njëkohësisht është edhe emir i fondacionit të iniciuar nga vetë ai.

Koleksioni i paraqitur ishte inspiruar nga “Apollo 11”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat