Ja pse dhemb, forcohet e varet gjoksi i femrave nëpër periudha të caktuara kohore

Life style

Ja pse dhemb, forcohet e varet gjoksi i femrave nëpër periudha të caktuara kohore

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 17:16
ilustrim

Këtu mund t’i gjeni përgjigjet për ndryshimin e gjoksit gjatë periudhave të ndryshme kohore

Pse gjinjtë forcohen dhe dhembin para ciklit?- Është diçka që ndodh për shkak të hormoneve. Para ciklit niveli i estrogjenit rritet dhe për pasojë shkaktohen dhimbje. Ky shqetësim zhduket me ardhjen e ciklit të menstruacioneve.

Pse ndonjëherë dalin qime në gjoks?- Ndonjëherë befasoheni kur shihni qime rreth gjoksit, por mos u përfshini nga paniku. Gjatë fazave të ndryshme të jetës ka luhatje hormonale, gjë që shkakton rritjen e qimeve në këtë pjesë të trupit.

 Pse na kruhen kokat e gjokseve?- Normalisht kokat e gjokseve nuk duhet të kenë ndjesi të tilla, por ndodh që ajo zonë të jetë e thatë ose e dëmtuar. Shkaqe të tjera mund të jenë të lidhura me ndonjë ekzemë ose është simptomë shtatzënie, shkruan noa.al.

Pse gjinjtë priren të varen?- Nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje graviteti, por nëse gjinjtë nuk mbahen në mënyrën e duhur çdo ditë do të varen me kalimin e kohës për shkak të delikatesës së tyre. Këshillohet mbajtja e rregullt e reçipetave, nëse dëshirohet një gjoks në formë edhe pas të 30-ve.

Në cilën moshë duhet bërë mamografia e parë?-Mamografia duhet bërë për parandalim në momentin që një femër bëhet pjellore, ose thënë ndryshe kur konsumon akt seksual. Kontrollet e rregullta, mesatarisht një herë në vit duhet të vazhdojnë deri në menopauzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat