Kam bërë seks me ish të dashurën e dehur, por tani rrezikoj të...

Life style

Kam bërë seks me ish të dashurën e dehur, por tani rrezikoj të...

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 14:01
Ilustrim

Një burrë 27 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me ish të dashurën, e cila ka qenë e dehur, ndërsa ajo thotë se ai e ka dhunuar, përcjell Bota sot.

Ky është rrëfimi i tij:

Kam bërë seks me ish të dashurën time, e cila ishte e dehur thuajse gjatë tërë kohës.

Ajo tani thotë se e kam përdhunuar. Unë jam 27 vjeçar. Unë kam qenë në lidhje me këtë femër e cila është poashtu 27 vjeçare, pesë vite më parë.

Ne qëndruam miq pas ndarjes dhe nganjëherë jemi takuar mbrëmjeve kur dilnim.

Një natë qëndrova duke folur me të në një bar dhe ajo më tregoi që po dilte me një burrë të martuar.

Unë jam i martuar gjithashtu dhe ajo e di.

Që nga atëherë ne dalim nganjëherë për kafe pas punës.

Ne kemi bërë disa gjëra seksuale por jo seks të plotë.

Tani e kam kuptuar se kam qenë duke luajtur me zjarr.

Kjo femër dhe unë ishim në të njëjtin lokal dhe ajo ishte shumë flirtuese me mua. Ajo ishte shumë e dehur por  vetëdijshme se çfarë po bënte.

Ne vallëzuam dhe u puthëm. Ajo ishte shumë joshëse. Kur ne u ulëm, ajo u ul në prehrin tim.

Derisa mbrëmja po kalonte, ajo ishte çdoherë e më seksi.

Ajo më sugjeroi që ta dërgoja në shtëpi dhe unë e bëra e ne bëmë seks. Ne e deshëm të dy këtë.

Por, tani ajo më ka telefonuar dhe më ka dërguar email, duke thënë se është e zemëruar me mua.

Ajo thotë se unë kam pasur avantazh pasi ajo ishte e dehur, por nëse do të ishte esëll, ajo nuk do të bënte seks me mua.

Ajo thotë se e kam detyruar atë, e në fakt e kam dhunuar.

Kjo më shqetëson vërtetë nëse ajo e merr këtë më tej.

E di që nuk është mirë ajo që kam bërë, por e kam pasur pëlqimin e saj, edhe pse ka qenë e dehur.

A ishte përdhunim ajo që kam bërë?

Më vjen keq, sikur nuk mund tu besohet grave.

Nëse lajmin e merr vesh gruaja ime, kush e di se çfarë do të ndodhë?

Përgjigja e psikologes:

Kjo është një fushë e vështirë në drejtësi.

Është gjithmonë gabim të bësh seks me një femër që është e dehur, pa pëlqimin e plotë të saj.

Në realitet, ju mund të përfundoni në gjykatë.

Ajo mund të jetë e zemëruar me veten që ka bërë seks me ty.

Por, nëse beson se ajo ka qenë me mendje të kthjellët kur e ka ditur se çfarë po bënte me ty, atëherë kjo nënkupton se nuk e ke dhunuar.

Ju duhet të gjeni dëshmitarë në klubin e natës ku keni qenë, për sjelljen e saj.

Në qoftë se ajo do të shkojë në polici, tregoj tani gruas dhe kërkoji falje dhe mbështetje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat