Shpenzoni tetë orë të ulur në zyrë, do habiteni sa pak ushtrime ju duhen për të qëndruar në formë!

Life style

Shpenzoni tetë orë të ulur në zyrë, do habiteni sa pak ushtrime ju duhen për të qëndruar në formë!

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 23:36
Ilustrim

Studimi më i ri është befasues, zbulon sasinë e duhur të aktivitetit fizik që duhet të bëni për të qenë të shëndetshëm.

Nëse kaloni më shumë se nëntë orë të ulur në një tavolinë pune, ose të strukur përpara kompjuterit, me siguri ia keni përsëritur vetes shpesh që duhet të lëvizni më shumë, ndryshe ‘do vdisni para kohe’.

Siç e dimë të gjithë, jeta sedentare mund të jetë e dëmshme për shëndetin, por shkencëtarët kanë zbuluar sasinë e duhur të aktivitetit fizik që duhet të bëni për të qenë të shëndetshëm dhe rezultatet janë shumë të paparashikuara.

Sipas një studimi të zhvilluar së fundmi, për të kompensuar efektet negative të të qëndruarit ulur, duhet të bëni një sasi të konsiderueshme ushtrimesh në varësi të kohës që kaloni ulur.

Pra, nëse punoni tetë orë në ditë, duhet të ushtroheni për një orë, shkruan Anabel, ata që punojnë gjashtë orë në ditë, duhet të ushtrohen minimalisht për gjysmë ore.

Studiuesit theksuan se nuk bëhet fjalë për aktivitet fizik intensiv, madje dhe ecja do të ishte shumë efektive. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat