Si ta gjallërojmë jetën në shtrat?

Life style

Si ta gjallërojmë jetën në shtrat?

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 07:56
Ilustrim

Seksi dhe pasioni, pjesë të rëndësishme të intimitetit, shpesh humbin në rutinën e përditshme duke lënë kështu veten dhe partnerin pa emocionet dhe kënaqësinë që ofrojnë.

Kemi dëgjuar se pas shtatë vitesh, marrëdhënia në çift ngec në disa aspekte dhe seksi është një nga këto pika kyçe.

Po ç’duhet bërë? Si të gjallërojmë “jetën” në shtrat që të mos bëhemi thjesht dy persona që flenë bashkë?

Blitz do t’ju vijë në ndihmë duke ju dhënë disa këshilla:

1. Bëni një listë të gjërave që doni nga partneri
Kështu do të jeni më të qartë për atë që doni. Gjithashtu bëni të mundur që të mos ndryshoni aq thjesht atë që dëshironi. Dhe këtë listë mund t’ia tregoni partnerit.

2. Fantazoni
Bëhuni dikush tjetër për një natë, duke fantazuar në shtrat dhe duke eksperimentuar me pozicione të reja. Kjo gjë do t’ju nxirrte jashtë rutine dhe nuk do ta bënte aktivitetin më të bukur në botë të mërzitshëm. Edhe nëse i përsërisni, nuk ka problem.

3. Puthni
Mos e rezervoni puthjen vetëm kur fiken dritat për të fjetur. Edhe gjatë ditës puthuni, sepse kjo do t’ju shtojë dëshirën për marrëdhënie seksuale. S’po ju themi që direkt pas puthjes të shfrenoheni në shtrat në çdo moment të ditës, por akumuloni hormone dhe energji për në darkë apo në një moment tjetër të përshtatshëm.

4. Kthehuni në kohë
Ju kujtohet hera e parë që bëtë seks me partnerin? Provoni ta rikrijoni atë moment. Hera e parë me dikë mbetet gjithmonë në memorie dhe ku ka më mirë sesa një kthim në të shkuarën! Gjithmonë nëse gjithçka ka shkuar mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat