Horoskopi, 22 tetor 2016

Life style

Horoskopi, 22 tetor 2016

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 07:10
Horoskopi

Dashi 21/3 - 20/4

Shumë herë me atë që thoni dhe bëni e çoni partnerin/en të mendojë ndryshe për ju. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime. Financat do jenë të kënaqshme.

Demi 21/4 - 21/5

Partneri/ja po përpiqet t’ju hapë sytë dhe t’ju tregojë atë që duhet të bëni. Beqarët nuk do jenë të sigurt në ato që duan dhe do tregohen mjaft të rezervuar me ftesat. Në planin financiar fati do jetë me ju.

Binjakët 22/5 - 21/6

Sot vini në plan të parë zemrën tuaj dhe veproni siç ju thotë ajo me partnerin/en. Beqarët mund të takojnë sot personin që kanë ëndërruar prej kohësh dhe jeta mund t’ju ndryshojë.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Sot duhet t’i tregoni partnerit/es që do i gjendeni gjithmonë pranë. Beqarët nuk do jenë ende gati për të ndryshuar statusin. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Luani 23/7 - 21/8

Marrëdhënia juaj në çift mund të shkojë shumë më mirë nga sa e mendoni. Beqarët do marrin shumë propozime interesante. Në planin financiar nuk do të përballeni me asnjë lloj problemi.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Duhet të jeni pak më të ashpër me persona të caktuar, sepse mund t’ju rëndojnë shumë sot në lidhjen tuaj me njeriun e zemrës. Beqarët do jenë të ngarkuar me punë.

Peshorja 24/9 - 23/10

Do të kujtoheni në moment të fundit për një porosi që ju ka lënë partneri. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime. Urani do mbrojë buxhetin tuaj.

Akrepi 24/10 - 22/11

Nëse akoma nuk e keni kuptuar se çfarë duhet të bëni në marrëdhënien tuaj në çift, mbase është mirë që të kërkoni ndihmë te dikush. Beqarët duhet të reflektojnë.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Sot jeni të bindur që po veproni mirë lidhur me një çështje në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët mes shumë takimeve mund të takojnë personin që kanë ëndërruar.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Është mirë që të filloni të merrni me seriozisht anën tuaj emocionale. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime. Në planin financiar tregohuni sa më të arsyeshëm me shpenzimet.

Ujori 21/1 - 19/2

Vini në punë intuitën tuaj dhe zgjidhni mënyrën rrugën më të thjeshtë për të dalë nga një situatë, që ka ngecur në marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Beqarët duhet t’i kenë idetë e tyre të qarta.

Peshqit 20/2 - 20/3

Sot do të gjendeni përballë një problemi që ka të bëjë me marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do jenë mjaft joshës sot . Në planin financiar situata paraqitet e ekuilibruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat