Mënyra si qëlloni me grusht tregon të fshehtat e karakterit tuaj

Life style

Mënyra si qëlloni me grusht tregon të fshehtat e karakterit tuaj

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 10:55
Grushti

Shpesh jemi përpjekur në shumë mënyra të zbulojmë gjëra të reja për veten tonë, por ai që na jep gjithnjë përgjigje të sakta është trupi ynë.

Zakonet tonë, gjestet, lëvizjet apo shprehja e fytyrës na tregon shumë për personin që kem dhe e njëjta gjë ndodh edhe me mënyrën se si e mbledhim dorën në formë grushti.

Për të zbuluar më shumë për personalitetin tuaj, e vetmja gjë që duhet të bëni është të mblidhni dorën grusht si zakonisht dhe të shihni se sipas cilës nga tre format e mëposhtme e bëni?!

1. Nëse grushtin e mblidhni si në figurën e parë: Jeni një altruist i vërtetë!

Keni tendencë për të ndihmuar të tjerët edhe pse kjo mund t’iu bezdisë në disa raste. Vazhdimisht kërkoni të mësoni dhe provoni gjëra të reja. Jeni energjik dhe ndonjëherë të paduruar. Njerëzit si ju gjithnjë janë quajtur si aventurierë dhe moskokëçarës por shpesh nuk arrijnë t’iu kuptojnë se sa të ndjeshëm jeni apo se sa nevojë keni për ndihmë dhe mbrojtje në momente të caktuara.

Ju dëshpërimisht keni nevojë për njohje dhe pranim pasi zakonisht mirësinë ua përdorin si dobësi. Por thelbi juaj mbetet i fortë dhe kjo nuk do t’iu bëjë të hiqni dorë nga të ndihmuarit të njerëzve në nevojë, edhe pse këshillohet të bëheni pak më të kujdesshëm.

2. Nëse e mblidhni si në figurën e dytë: Jeni person shumë kreativ!

Jeni largpamës dhe atraktiv për shumë njerëz të tjerë. Miqtë ju duan për sinqeritetin dhe mendje e mprehtë që iu karakterizon. Jeni të sigurt në vetvete dhe keni një ndjenjë të lartë të respektit ndaj vetes. Jeni të zellshëm dhe të shpejtë dhe kjo ju bën që të jetoni njëkohësisht edhe mes miqve e të afërmve por gjithashtu të jeni edhe udhëheqës të zotë në punë.

Megjithatë frika juaj nga dështimi shpesh ju ndalon të merrni vendime të guximshme. Ju pëlqen të merrni miratim dhe lavdërim nga të tjetër, por edhe kur nuk keni dikë t’iu thotë sa të mirë jeni sërish nuk e humbni besimin në vete… në fund të fundit mund të jeni të rrethuar nga njerëz që ju kanë zili për sukseset tuaja dhe nuk ju lavdërojnë aq sa duhet.

3. Nëse e mblidhni si në figurën e tretë: Jeni tepër sharmat!

Jeni të mprehtë dhe elokuent, por disi të trembur, dhe kjo është arsyeja se përse këto cilësi mund të manifestohen plotësisht. Për shkak të kësaj shumë njerëz ju konsiderojnë të heshtur dhe jo shumë të komunikueshëm. Jeni të zhytur në mendime dhe shpesh kërkoni shumë nga vetja duke shkaktuar edhe faza ankthi të tepërta. Jeni person me vizion dhe përpiqeni që asgjë të mos ua shqetësojë botën tuaj të brendshme. Njerëzit tuaj të afërt ndihen shumë rehat me ju.

Ndonjëherë ju pushton trishtimi dhe mëndoni se nuk do të mundeni të krijoni ura komunikimi me të tjerët, por nuk duhet të shqetësoheni shumë për këtë… mjafton të bëheni pak më fleksibël dhe miqësorë dhe do të jenë të tjerët ata që do t’iu kërkojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat