Thënie nga emrat më të famshëm të modës

Life style

Thënie nga emrat më të famshëm të modës

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 19:07
Ilustrim

Secili nga dizajnuesit ka një stil në vete dhe të gjithë mundohen të unifikohen me diçka ndryshe prej asaj që është parë.

Më poshtë mund të gjeni disa nga thëniet e më të famshmëve të modës:

“Para se të lësh shtëpinë, shikohu në pasqyrë dhe hiq një prej aksesorëve”, Coco Chanel

“Asgjë nuk ka shije më të mirë se sa ndjenja e të qenit e dobët”, Kate Moss

“Nuk krijoj modë. Unë jam moda”, Coco Chanel

“Nuk mund të përqendrohem në këpucë të rrafshëta”, Victoria Beckham

“Ec sikur ke tre meshkuj duke ecur prapa teje”, Oscar de la Renta

“Mund të kesh çfarëdo që do në jetë nëse vishesh për të”, Edith Head

“Moda zbehet, stilin është i përjetshëm”, Yves Saint Laurent

“Fustani duhet ta ndjek trupin e një gruaje, jo trupi ta ndjek formën e fustanit”, Hubert de Givenchy

“Eleganca nuk është vetëm të biesh  në sy, por të mbahesh mend”, Giorgio Armani

“Rrobat janë si një shujtë e mirë, film i mirë dhe copëza të mira muzike”, Michael Kors

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat