Mos lini më lekë në dasma, kjo është dhurata më e paparë për çiftin

Life style

Mos lini më lekë në dasma, kjo është dhurata më e paparë për çiftin

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 16:01
Para

Sot është e diel dhe në këtë ditë mjaft persona kanë vendosur të lidhin kurorë. Ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit të sotshëm në redaksinë e Jetaoshqefmbërritën pamjet e një dasme në Pezë Helmës, ku dhëndri merrte nusen me helikopter, diçka edhe më pikante ka mbërritur disa minuta më parë në redaksinë tonë.

Bëhet fjalë për një dhuratë dasme, të cilën çdo çift i ri do ta dëshironte. Zakonisht, në të tilla raste çiftit ose i jepet një zarf me para, siç e ka tradita shqiptare, ose i bëhen dhurata nga më të ndryshme.

Por, me sa duket, këta kanë vendosur ta ndryshojnë disi traditën dhe e kanë përshtatur çdo gjë me teknologjinë. Në një letër ku shkruhet “Të trashëgohen!”, një prej dasmorëve ka afruar kartën e kreditit në mënyrë që çifti nga Kruma e Hasit të marrë sa t’i duhen.

Shpresojmë që karta të mos jetë bosh dhe të paktën dhurata t’i ketë pëlqyer çiftit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat