“Shefi më ngacmon seksualisht”, gjykata zbulon një detaj që s’ua merr mendja

Life style

“Shefi më ngacmon seksualisht”, gjykata zbulon një detaj që s’ua merr mendja

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 08:35
ilustrim

Nuk ka dhunë, pasi ngacmimet seksuale ishin të parashikuara në kontratë dhe të pranuara nga “sekretarja personale”. Është kjo ajo që ka vendosur një gjykatë në Alicante, të Spanjës, e cila ka liruar një sipërmarrës, i akuzuar nga sekretarja për “dhunë dhe ngacmim seksual”.

Prokuroria kërkoi ndaj tij dënimin me gjashtë vite burg, por gjykata konkludoi se në kontratën e firmosur në fillim të punës, ishte vendosur për një rrogë mujore 4 mijë euro, si dhe ishte e parashtruar pika ku thuhej se të dy do kishin marrëdhënie seksuale, sipas kërkesës së punëmarrësit.

Në kontratë sipërmarrësi e kishte specifikuar se ishte sekretarja personale dhe se ajo i kishte pranuar kushtet e vendosura. Vajza dhe punëdhënësi i saj, për një muaj patën takime seksuale, ndërsa më pas ajo e denoncoi atë. Versioni i sekretares u cilësua pak i besueshëm nga gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat