Maqedonasja "e çmendur” nga dashuria trondit Britaninë, ia kishte bërë ferr jetën ish-it

Life style

Maqedonasja "e çmendur” nga dashuria trondit Britaninë, ia kishte bërë ferr jetën ish-it

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 17:20
Sandra Danevska

Një dado 37 vjeçare nga Maqedonia është dënuar me pesë vite burg në Angli, për shkak se ka tentuar më shumë se 130 herë ta padisë rrejshëm partnerin e saj për abuzim seksual dhe për vepra tjera penale.

Sipas mediumeve britanike, bëhet fjalë për maqedonasen Sandra Danevska, e cila ka punuar si dado në Hemersmit, në Londrën perëndimore. Ajo vazhdimisht e ka ndjekur partnerin e saj, e ka mbikëqyrur shtëpinë e tij, e ka kërcënuar, e madje edhe i ka sulmuar dashnoret e tij.

Danevska ka pasur një lidhje të shkurtër me 45 vjeçarin Darko Bariq edhe atë para 10 viteve dhe kur janë ndarë ai ka menduar se kanë ruajtur raportet shoqërore. Mirëpo golgota ka filluar në momentin kur Darko ka filluar të takohet me femra tjera. Duke dëshiruar që t’i hakmerret, Sandra ka bërë denoncime të rrejshme.

Ajo ka punuar si dado me 60 fëmijë të ndryshëm. Dje është dënuar me 5 vite burg në gjykatën në Ajlsvort Kraun.

“Ju jeni femër inteligjente, por për fat të keq inteligjencën tuaj e keni shfrytëzuar që t’ia shndërroni jetën Darko Bariqit në mizerie absolute. I keni maltretuar dy dashnoret e tij në mënyrë të ngjashme. Keni pasur dy lidhje të shkurtra me zotëri Bariqin dhe më pas siç ka menduar ai, keni mbetur shokë. Mirëpo kur ai ka filluar të takohet me femra tjera, ju keni filluar fushatë të vazhdueshme kundër tyre”, ka thënë gjykatësi, duke arsyetuar dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat