Ja përse duhet të shkoni në plazh

Life style

Ja përse duhet të shkoni në plazh

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 10:06
Ilustrim

Rrezet e diellit janë një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe frekuentimi i plazhit rrit thithjen e tij, nga ana tjetër edhe rëra ka efektet e saj pozitive.

Mjekët japin argumentet se përse frekuentimi i plazhit është domosdoshmëri.

Sipas mjekëve, nga rëra kemi përfitime të shumta, siç është rasti me rërën e lagur e cila largon lëkurën e vdekur nga këmbët tuaja.

Studimet e fundit kanë treguar se mineralet e detit ndihmojnë në reduktimin e simptomave tek ata me artrit reumatik.

Rrezet e diellit zbusin depresionin – sipas studimeve, ne jemi më të lumtur në stinët e ngrohta dhe më depresivë në stinët pa diell.

Uji i detit e ruan elasticitetin e lëkurës - Uji i detit është përplot me minerale që pengojnë plakjen e lëkurës andaj edhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës suaj.

Zvogëlon nivelet e stresit - Një shëtitje e thjeshtë në plazh ju ndihmon të ristartoni mendjen dhe trupin, ju ndihmon që të jeni në formë të mirë mentale dhe fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat