Si ndikon seksi në punën tuaj?

Life style

Si ndikon seksi në punën tuaj?

Më: 27 qershor 2016 Në ora: 08:38
Ilustrim

Që të keni produktivitet në punë dhe një rrogë më të kënaqshme duhet të bëni sa më shumë seks!

Së paku kështu thuhet në një hulumtim të Universitetit Anglia Ruskin në Angli, i bërë me 7.500 njerëz.

Ky studim ka zbuluar se si punëtorët, të cilët kanë marrëdhënie seksuale 2 – 3 herë në javë, kanë 5 për qind pagë më të madhe sesa ata të cilët kanë më rrallë marrëdhënie seksuale.

“Njerëzit e lumtur dhe të plotësuar janë më produktivë dhe më të suksesshëm në punën e tyre, ndërkaq rezultat i kësaj është edhe paga më e madhe.

Njerëzit duhet të dashurohen dhe të jenë të dashuruar, por nëse u mungon kjo, mund të bëhen të ndjeshëm ndaj vetmisë dhe të bien në depresion. Pra, e gjithë kjo ndikon në punën e tyre”, kanë zbuluar hulumtuesit e studimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat