Dama, ja se si ta pengoni tradhtinë

Life style

Dama, ja se si ta pengoni tradhtinë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Nuk është fjala për kurrfarë zinxhirësh apo prangash, por vetëm për mënyrat dhe taktikat e verifikuara!

Tradhtia për shumicën e femrave është gjëja më e keqe që mund t’u ndodhë në dashuri, ndërkaq numri më i madh i femrave të tradhtuara më kurrë nuk këndellen deri në fund.

Ndonjëherë e është e pamundur të pengohet, aq më parë nëse jeni në lidhje me dikë i cili nuk mund të jetë në marrëdhënie monogamie, mirëpo me këto disa këshilla së paku do të dini që keni ndërmarrë çdo gjë që të mos ju ndodhë tradhtia.

Sa duhet të angazhoheni që të pengoni tradhtinë e bashkëshortit tuaj?

Çdo ditë angazhohuni për lidhjen tuaj

Të dashurit çdo ditë duhet t’i tregoni se sa e doni dhe sa dëshironi që të jeni vetëm me të. Komplimentet, ndonjë porosi e shkurtër, darka romantike do të jenë të mjaftueshme që të ndihet i dëshiruar posaçërisht dhe që lidhja juaj të jetë më e fuqishme.

Bisedoni me të

Nëse vëreni që partneri dëshiron t’ju thotë diçka, me kujdes dëgjojeni, mbani mend se çka ju ka thënë dhe merreni shumë seriozisht.

Intimiteti

Meshkujt konsiderohen si robër të libidos së tyre, mirëpo është e vërtetë që ata hyjnë në aferë nga dëshira që me dikë të jetë më intim, madje jo vetëm fizikisht.

Faktori i miqësisë

Femra mund të pengojë tradhtinë duke insistuar se ai shpesh po shoqërohet me miqtë, me shokët nga shkolla e mesme, me kolegët…

Rrituni bashkë

Kur të filloni të argëtoheni nga mosha 20 vjeçe, patjetër duhet të zhvilloheni dhe të ndiqni njëri-tjetrin, do të thotë që të rriteni bashkë.

Më pak fjalë, më shumë aksion

Shmanguni fjalëve të shumta dhe analizave të tepërta, por bëni diçka të dobishme dhe konstruktive për të dytë. Vetëm në këtë mënyrë do t’i tregoni që jeni damë e vërtetë…

Përmallimi

Gjeni ndonjë hobi, shëtisni. Lejoni që partneri t’i bëjë shoqëri vetvetes disa ditë në javë. Do të shihni se sa i mungoni. Do të vlerësojë çdo moment të cilin e kaloni së bashku.

Besimi

Kjo do të thotë që nuk do t’i përqeshni tekat e tij, do t’i jeni përkrahja e parezervë, ndërkaq momentet e dobësive kurrë mos i shfrytëzoni si argument gjatë grindjeve dhe kundërshtimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat