Ç’është një "mik me mandat| dhe pse nuk bën dot pa të?

Life style

Ç’është një "mik me mandat| dhe pse nuk bën dot pa të?

Më: 4 prill 2024 Në ora: 23:28
Ilustrim

Nga TikTok-u (sërish) na vjen një përkufizim i ri për shoqërinë.

E para që e prezantoi është një influencer, e quajtur Jennifer Mika, e cila shpjegon në një video sesi “tenur friends” ("miqtë me mandat"), janë gjithçka të duhet në jetë.

Video e saj që ktheu këtë term në trend ka më shumë se 1.5 milion shikime dhe në të flitet për miqësitë me jetëgjatësi 5, 7, 10 vite ose më shumë që mund të kenë qenë në distancë për pak kohë, por janë rikthyer sërish në një pikë.

Këto miqësi i kanë të gjitha ngjyrat, dhimbjen, zënkat, mërzitë dhe shumë dashuri, duke vulosur sipas Jennifer jetëgjatësinë e tyre.

Po çfarë komenti kanë specialistët për këtë term?

Psikologia Becky Spelman zbulon se ky trend reflekton nevojën dhe dëshirën e brendshme të secilit prej nesh për të pasur marrëdhënie të gjata në kohë.

“Shoqëri dhe raporte të tilla janë esenciale për mirëqenien tonë emocionale dhe qëndrueshmërinë në kohë të vështira”, shpjegon doktoresha.

Duhet theksuar së mandatin si shoqja e jetës mund ta marrë edhe një “hyrje e re” në jetën tënde që të vërteton se do jetë gjithmonë aty për ty.

Në TikTok, kjo temë trajtohet edhe me humor, duke e konsideruar këtë miqësi si të lidhur me kontratë që nuk thyhet dhe është e përjetshme.

\Sigurisht, ky trend është përqafuar më shumë nga vajzat dhe videot e tyre me mikeshat vazhdojnë publikohen nën hashtagun #tenurfriends.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat