Partneri/ja nuk ju kafshon? Jeni të sigurt që ju do?

Life style

Partneri/ja nuk ju kafshon? Jeni të sigurt që ju do?

Më: 4 prill 2024 Në ora: 23:00
Ilustrim

Nëse kafshimi i të dashurit do të ishte krim, atëherë unë do të dënohesha me burgim të përjetshëm!

Disi, kjo dëshirë vulgare, është njëfarë agresioni i lezetshëm: dëshira për të shtrydhur dhe kafshuar gjëra që na pëlqejnë.

Gati gjysma e të rriturve e ndiejnë këtë dëshirë të pavullnetshme ndaj gjërave që pëlqejnë.

Shkencëtarët besojnë se fenomeni ndodh kur aktivizohen të dyja sistemet në tru: emocional dhe i shpërblimit, një kombinim që çon në mendime agresive, por krejtësisht normale.

Kafshimi është i barasvlershëm me pyetje të llojit: ‘Do të më doje po të isha krimb?’ ose kur themi: ‘Do të të testoj dhe do të të bezdis për t’u siguruar që më do’. Këto janë disa mënyra për të krijuar njëfarë afrimiteti pa shprehur plotësisht dëshirat tona të vërteta. Shpesh zgjedhim këto teste, sepse kemi frikë të jemi plotësisht të sinqertë për atë që duam.

Të kafshuarit nxit dopaminën, të cilën 35-vjeçarja Hannah e përshkruan si ndjesia kur përqafohesh nga pas teksa po sheh një koncert në natyrë, nën yjet dhe hënën, duke dëgjuar grupin e preferuar me të dashurin.

Madje, disa e konsiderojnë kafshimin një mjet të rëndësishëm intimiteti.

Artistja e kabaresë, producentja dhe instruktorja, fituesja e shumë çmimeve, Qualms, thotë se kafshimi e lejon atë, si një njeri që zakonisht ka rolin e të nënshtruarës në marrëdhënie, në aspektin seksual, të përjetojë njëfarë dhembje të kontrolluar.

Dominuesi më vendos krahun rreth qafës teksa po shohim TV, duke e shtrënguar derisa më lë pa frymë, dhe kur e lëshon, unë e kafshoj... fort, - thotë Qualms. – Ai e dashuron. Unë vuaj nga depresioni dhe ankthi, dhe ai e di kur nuk ndihem mirë, sepse nuk e kafshoj. Është si një lloj sinjali.

Edhe nëse nuk jeni dakord me fjalinë se ‘Nëse ajo nuk të kafshon, nuk ju do, duhet të pranoni se kafshimi është një mënyrë tjetër për të shprehur dashurinë dhe dëshirën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat