Ja cili është shteti ku njerëzit jetojnë më gjatë

Life style

Ja cili është shteti ku njerëzit jetojnë më gjatë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Eurostat, institucioni i statistikave të Bashkimit Europian, ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë. Në Bashkimin Europian, mesatarja e jetëgjatësisë arriti në 80.6 vjet në 2022 me 0.5 vjet më shumë nga viti 2021. Gjatë dy dekadave, që nga viti 2002, vlera më e lartë u regjistrua në vitin 2019 kur jetëgjatësia në lindje arriti në 81.3 vjet. Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje në BE u rrit, por nuk arriti vlerën e vitit 2019.

Gratë jetojnë më gjatë se burrat, mosha mesatare e shqiptarëve arrin në 79.1 vite. Nëse i krahasojmë sipas shteteve më gjatë njerëzit jetojnë në Lihtenshtajn, pasuar më tej nga Zvicra dhe Spanja. Ndërsa nëse ndalemi sipas rajoneve, jetëgjatësinë më të lartë në lindje e regjistron rajoni spanjoll i Comunidad de Madrid (85.2 vjet), i ndjekur nga Provincia Autonoma di Trento në Itali (84.4 vjet), Ile de France në Francë (84.1 vjet), Stokholmi në Suedi ( 84.0 vjeç) dhe Comunidad Foral de Navarra në Spanjë (83.9 vjet).

Në Shqipëri, gratë jetojnë më gjatë se burrat. 3.5 vite më shumë është hendeku midis dy gjinive. Pavarësisht një rënie gjatë fillimit të pandemisë Covid-19, jetëgjatësia nisi të rritej sërish në vendin tonë 2 vite më parë. Konkretisht jetëgjatësia mesatare te burrat arriti në 77.4 vjet, ndërsa tek gratë 80.9 vjet pra gratë jetuan mesatarisht 3.5 vite më shumë. Mesatarisht shqiptarët jetojnë 79.1 vite duke arritur kështu përsëri nivelin e 2019. Pas Shqipërisë, vjen Kroacia me 77.7 vjet, Serbia 75.2 vjet, Mali i Zi 73.8 vjet dhe më pak nga të gjithë Maqedonia e Veriut me 73.2 vjet.

Jetëgjatësia dhe pavdekshmëria janë dy nga konceptet me të debatueshme. Shkencëtarët po kërkojnë përgjigje, tek kandili i detit ‘i pavdekshëm’, një krijesë e aftë për t’u kthyer vazhdimisht në gjendje më të re. Studiuesit spanjollë kanë arritur të deshifrojnë gjenomin e kandilit të pavdekshëm “Turritopsis dohrnii” dhe kanë përcaktuar çelësa të ndryshëm gjenomikë që kontribuojnë në zgjatjen e jetëgjatësisë së tij deri në atë pikë sa të shmanget vdekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat