Me vetëm një puthje mund të zbulosh 6 gjëra për atë

Life style

Me vetëm një puthje mund të zbulosh 6 gjëra për atë

Më: 16 mars 2024 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Nuk ka nevojë ta përndjekësh, të pyesësh për të këdo që e njeh apo të gërmosh në çdo postim të tij që nga viti 2012 në Facebook. Karakterin dhe afeksionin që ai ushqen për ty, e zbulon në mënyrën më të ëmbël të mundshme; duke e puthur. Një puthje sa një mijë fjalë!

A ka kimi mes jush?

Ndonjëherë gjërat janë më të thjeshta seç duken. Puthe dhe kupto nëse dëshiron që ky moment të zgjasë përgjithmonë. Nëse po, shenjë më të mrekullueshme se kjo nuk ka.

Do jetë i mirë në shtrat?

Kushtoju rëndësi jo vetëm buzëve të tij, por gjithë gjuhës së trupit. Si të prek, ku të prek apo cilëve pjesë u kushton më shumë rëndësi gjatë puthjes...

Ka vetëbesim?

Zbulo më shumë rreth karakterit të tij falë një puthjeje të vetme. Një njeri që di ç’bën dhe beson që e bën mirë, e transmeton me të parën herë.

Kujdeset për veten?

I mban gjë fryma era mente? Ka hedhur parfum? Falë kësaj do të mund të kuptoni nëse palës tjetër i intereson opinioni yt. Në rast se po, je me fat; në të kundërt, edhe nëse puthja ka qenë krejtësisht e paparashikueshme nuk ka justifikim, ai duhet të ishte përgatitur për vetë faktin që po dilte me ty.

Do të të mirëkuptojë gjatë jetës?

Nuk e merr dot me mend forcën dhe të fshehtat që zbardh një puthje. Momenti magjik i bashkimit të buzëve ia del të nxjerrë zbuluar çdo karakter të mundshëm. Nëse ty nuk të pëlqen të të puthin egërsisht dhe me gjuhë, personi në fjalë arrin ta kuptojë shumë lehtë përmes sinjaleve që trupi yt lëshon. Mbetet në dorën e tij se si do të veprojë...

A të vlerëson?

Fill pas puthjes lexo mimikën e tij. Është i lumtur, po buzëqesh, i shndërrijnë sytë? Shpresojmë të kesh gjetur njeriun e duhur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat