"Përgatituni! Ka të papritura", Meri Gjini tregon si do jetë fundjava për secilin prej jush

Life style

"Përgatituni! Ka të papritura", Meri Gjini tregon si do jetë fundjava për secilin prej jush

Më: 7 mars 2024 Në ora: 13:08
Meri Gjini

Në një emision televiziv,  astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e yjeve për 4 ditëshin e fundit të javës.

Jemi me hënën në humbje. Do ketë tkurrur dhe pasigurira, që vinë më shumë nga mendimi.

Kemi marsin në katërkëndësh me uranin, duhet të jeni të kujdesshëm nga faktori i të papriturës. Kjo periudhë do vazhdoj deri në 20 mars.

Mos sforconi kohën, veten dhe personat përballë. Nervozizmi do jetë prezent të shtunë dhe të diel. Ditën e diel kemi kalumin e mërkurit të dashit. Ka një raport të mirë me fuqinë e fjalës për secilin prej nesh.

Dita e shtunë dhe e diela për ata që dalin për jetë natë, të bëjnë kujdes me alkolin dhe timonin. Kujdes sepse ka vend për rrezik.

Dashi

Marsi është në hyrje të mirë me diellin në raport me dashin. Bën të mundur që të bien në dakortsi për ujdira dhe për të mbyllur çështje që kanë mbetur të hapura. Nga sot deri të enjten e javës së ardhshme do jenë ditë shumë favorizuese në këtë aspekt.

Demi

Do kujdesen për veten, shëndetin e tyre. hyrjet planetare nga e diela në darkë dhe në vazhdimësi dd jenë shumë të mira për çështjet praktike të tyre. Prandaj mbyllni çështjet e hapura sot edhe nesër.

Binjakët

Në çështje zyrtare dhe ligjore duhet të jenë të kujdesshëm sot edhe nesër. Lexoni mirë çdo resht para se të firmosni. Nëse ka çështje personale për tu korigjuar këto katër ditë është koha ideale. Ndryshimet vijnë pas datës 25 mars. Marsi te ujorët nxit idetë, nxit kreativitetin dhe është ndjeshëm optimist për projektimin e të nesërmes.

Gaforrja

Duhet të kujdeseni për veten tuaj, sepse gjërat do përshpejtohen shumë. Fakotri i lodhjes do jetë prezent. Këtë fundjavë dedikojani vetes. Sot dhe nesër janë ditë që nuk nxjerrin problematika.

Luani

Duhet të vazhdojnë të merren me çështjet e punës këtë periudhë. Edhe sot edhe nesër janë dy ditë shumë të mira për të analizuar çfarë duhet të ndryshoniu. Do kenë mundësi të imponojnë mendimin e tyre te të tjerët për aftësitë profesionale.

Virgjëresha

Sot edhe nesër kanë vendosur të dëgjojnë fjalë të mira, opinione të mira nga ana profesionale. Nga ana emocinale duhet të kenë durim.

Peshorja

Mërkuri te Dashi e bën të ekulibrohen shumë më shpejt raportet me njerëzit që i rrethojnë. Fundjava duket sikur ka nevojë për pushim, për arratisje. Shfrytëzojini këto 4 ditë për tu larguar nga rrëmuja.

Akrepi

Ankesa në lidhje me punën prezantohen dhe dikutohen. Kjo vështirësi do jetë prezente deri të hënën paradite. Më pas do ndryshojë ritmi dhe rezlutati. Përsa i përket humorit, fakotri i të papriturës te ata që kanë përballë është dominues. Lini hapsirë për alternativë B

Shigjetari

Gjatë fundit të javës kanë vendosur të merren me shtëpinë, me arredim apo dekorim. Sot dhe nesër do ishte mirë të merren me çështje pune. Nga e diela e në vazhdim mërkuri është shumë favorizues për ta. çështja e ekonomisë do diskutohet nesër dhe pasnesër, për çështje zgjidhje.

Bricjapi

Kanë tendencën që këto katër ditë të fokusohen dhe të merren me ekonominë, por kjo është gjëja e fundit që duhet të bëjnë. Qëndroni larg diskutimeve ekonomike këto ditë. Do keni lajme shumë të mira në vazhdimësi. Mos i shkaktoni vetes stres. Axhenda në fundjavë do te jetë për familjarët e tyre.

Ujori

Me marsin te vetja në katërkëndësh, duhet të jenë shumë të kujdesshëm me diskutimet. Gjërat do ndryshojnë kur marsi të iki prej tyre. Hap një projektim shumë optimist për ta, por shumë të lodhshëm dhe me rezultat të vonuar. Parimisht t’i bëjnë bisedat, por duhet të duroni për rezultatin.

Peshqit

Kanë hyrje të shumta planetare, por janë në pritje të hënës së re te ata. Me Mërkurin te dashi të dielën, do lehtësohet shumë pjesa e diskutimeve dhe fjalës. Kanë maksimumin nga sot për të sqaruar apo prezantuar idetë tuaja kreative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat