Buzëkuqi më i vjetër në botë zbulohet në Iran, besohet se daton prej 3,700 vjetësh

Life style

Buzëkuqi më i vjetër në botë zbulohet në Iran, besohet se daton prej 3,700 vjetësh

Më: 4 mars 2024 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një ngjyrues buzësh në të kuqe të ndezur është zbuluar në një flakon të vogël ornamental në Iran që besohet se është shembulli më i lashtë i objektit pasi daton rreth 3,700 vjet më parë.

I kuqi i buzëve është nxjerrë pas gërmimeve në rajonin Jiroft në juglindje të Iranit në vitin 2001, por studime të fundit me teknologjinë e radiokarbonit tregon se mund të ketë ardhur prej vitit 1600 p.e.s.

Studimi publikuar në revistën ‘Scientific Reports’ thotë: “Studimi i objektit konfirmon qëllimin e tij kozmetik për ngjyrimin e buzëve dhe është rasti më i hershëm i analizuar deri tani”, thuhej në studim teksa shtohej se përbërësit mineralë të substancës së të kuqit të buzëve ishte hematit, një mineral që bëhet i kuq me procesin e oksidimit, ndërsa ishte shumë i ngjashëm me buzëkuqët që përdoren sot.

Mbetjet arkeologjike u zbuluan fillimisht në lumin Halil (provinca Kerman juglindje e Iranit) ku gjenden rrënojat e disa varrezave të shekullit të 3-të p.e.s.

Objekte të tjera artistike prej guri i bakri janë zbuluar në rajon që shfaqen tashmë në muzeumet publike të Kerman e Teheran. Megjithëse prejardhja e saktë e objekteve mbetet e paditur stilet e tyre tregojnë për epokën e hershme të Bronzit dhe rrjedhimisht civilizimin e lashtë Marhasi, shkruan rrjeti The Mirror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat