Çdo e treta femër tradhton një herë në jetë…

Life style

Çdo e treta femër tradhton një herë në jetë…

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

33% e femrave kanë tradhtuar së paku një herë gjatë jetës së tyre. Tradhtinë e kanë shijuar të paktën një herë edhe rreth 48,5% e meshkujve.

Sipas një hulumtimi të bërë, rreth 12% e femrave e kanë pranuar se kanë menduar për tradhtinë, por se kurrë nuk ia kanë dalë ta shndërrojnë në vepër.

Lyn Fletcher, eksperte australiane për lidhjet, thotë se femrave tashmë u ofrohen më shumë mundësi për tradhti, në krahasim me të kaluarën. Një pjesë të gjatë të kohës së tyre e ato e kalojnë në vendin e punës, ku kanë qasje ndaj internetit dhe rrjeteve sociale.

Më shumë se 90% e pjesëmarrësve në hulumtim kanë pohuar se partnerit të tyre uk do t’ia falnin kurrë tradhtinë, edhe pse për një periudhë të kohore ishin pikërisht ata që kishin tradhtuar.

Rreth 40% e meshkujve besojnë se puthja e një femre tjetër nuk përbën tradhti. Vetëm 15% e femrave mendojnë se puthja e një personi tjetër është e arsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat